Hyrja e Ferizajt së shpejti me katër korsi, ministri Abrashi nënshkruan kontratën për ndërtimin e projektit
Në prani të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar projektin për rehabilitimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”, që është kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ministri Abrashi tha se ky projekt do të ketë impakt në zhvillimin ekonomik të Ferizajt, duke bërë edhe më të lehtë qasjen për qytetarët.
“Falënderoj të gjithë ekipin e BERZH-it për bashkëpunimin e treguar. Ky është një projekt i ri që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Ferizajt dhe rruga do t’i ketë katër korsi me të gjitha standardet përcjelljes. Ne sot nënshkruam kontratën dhe në kohë rekorde do të përfundohet punimet, duke e kthyer Ferizajn në qytet model në infrastrukturë”, tha Abrashi.
Drejtori i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, tha se është shumë i lumtur të shoh që po nënshkruhet kjo kontratë. Ai shtoi se projekti ka gjatësi 5.6 kilometra, që do ta ketë të gjithë infrastrukturën përcjellëse.
Realizimin e projektit e ka fituar kompania italiane “INC”, që në emër të saj e nënshkruajti kontratën, Claudio Dogliani.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
“Projekti parasheh të përfundojë në janar-shkurt të vitit 2023, që i bie 24 muaj nga dita kur fillojnë punimet.Gjatësia e projektit është 5.6 kilometra me katër korsi dhe do ta ketë ndriçimin, trotuaret dhe të gjitha standardet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur