LAJMI I FUNDIT:

Hyn në burg, pasi fiton garën ndaj Lamborghini me Nissan GTR të gruas së tij (Foto)

Një menaxher i një rrjeti të ushqimit dhe pijeve në Singapor, u kap duke vozitur super-veturën Nissan GTR me të cilin ka arritur një shpejtësi maksimale prej 219 kmh në një garë të paligjshme ku ai mundi një Lamborghini dhe u dënua me burg për dy javë të enjten.

Koo Kwok En, 37 veçar, u gjobit gjithashtu me 2,500 dollarë dhe u ndalua të ngasë makinën për 18 muaj pas e pranoi se ka marrë pjesë në garën e paligjshme, një ngarje të rrezikshme ku ai me Nissan GT-R ishte lëvizur me shpejtësi shumë të lartë, në garën me miqtë e tij të cilët ishin duke u vozitur poashtu shpejtë me një Lamborghini.

Gjykata dëgjoi se si Koo që voziste Nissan GTR-in e gruas së tij, i kishte kërkuar 24 vjeçarit Kevin Chandra Pratama, që të garojë me Lamborghinin e tij.

Dyshja dhe miqtë e tyre kanë qenë pjesë e një grupi të cilët kishin parkuar super-makinat e tyre për tu bërë gati për garën e shpejtësisë maksimale të cilën do ta arrinin veturat e tyre.

Në atë kohë, zyrtarët e policisë së trafikut panë GTR dhe Lamborghini duke garuar në autostradë.

Kur Kevin dha sinjalin se është gati për të filluar garën, të dy automjetet kanë filluar të lëvizin përpara me nxitim të shpejtë, dhe kanë arritur shpejtësi shumë të lartë brenda pak sekondash.

Fillimisht, Kevin ishte para Koo-së i cili më pas e arriti dhe e kaloi. Kamera në makinën e GTR tregoi se shpejtësia e saj ishte 219kmh në fund të garës, edhepse shoferi i saj ishte në zonën ku kufiri i shpejtësisë ishte vetëm 60kmh. Spektatorë brohorisnin në të dyja anët e rrugës gjatë garës.

As Kevin as Koo nuk kanë pasur një leje nga policia për të marrë pjesë në një “garë të tillë të shpejtësisë ”. Koo pranoi se ai e dinte se veprimet e tij kishin shkaktuar rrezik për veten e tij dhe pjesëmarrësit e tjerë të rrugës.

Të apasionuarit e shpejtësisë dhe fuqisë së Nissan GT-R do të mund ta shohin modelin e ri të Godzilla-së në Prishtina International Autoshow, super veturës më të shpejtë të Nissan, e cila në garat e fundit me rivalët e saj është radhitur në vendin e parë me rekord të shpejtësisë në garë.

Një menaxher i një rrjeti të ushqimit dhe pijeve në Singapor, u kap duke vozitur super-veturën Nissan GTR me të cilin ka arritur një shpejtësi maksimale prej 219 kmh në një garë të paligjshme ku ai mundi një Lamborghini dhe u dënua me burg për dy javë të enjten.

Koo Kwok En, 37 veçar, u gjobit gjithashtu me 2,500 dollarë dhe u ndalua të ngasë makinën për 18 muaj pas e pranoi se ka marrë pjesë në garën e paligjshme, një ngarje të rrezikshme ku ai me Nissan GT-R ishte lëvizur me shpejtësi shumë të lartë, në garën me miqtë e tij të cilët ishin duke u vozitur poashtu shpejtë me një Lamborghini.

Gjykata dëgjoi se si Koo që voziste Nissan GTR-in e gruas së tij, i kishte kërkuar 24 vjeçarit Kevin Chandra Pratama, që të garojë me Lamborghinin e tij.

Dyshja dhe miqtë e tyre kanë qenë pjesë e një grupi të cilët kishin parkuar super-makinat e tyre për tu bërë gati për garën e shpejtësisë maksimale të cilën do ta arrinin veturat e tyre.

Në atë kohë, zyrtarët e policisë së trafikut panë GTR dhe Lamborghini duke garuar në autostradë.

Kur Kevin dha sinjalin se është gati për të filluar garën, të dy automjetet kanë filluar të lëvizin përpara me nxitim të shpejtë, dhe kanë arritur shpejtësi shumë të lartë brenda pak sekondash.

Fillimisht, Kevin ishte para Koo-së i cili më pas e arriti dhe e kaloi. Kamera në makinën e GTR tregoi se shpejtësia e saj ishte 219kmh në fund të garës, edhepse shoferi i saj ishte në zonën ku kufiri i shpejtësisë ishte vetëm 60kmh. Spektatorë brohorisnin në të dyja anët e rrugës gjatë garës.

As Kevin as Koo nuk kanë pasur një leje nga policia për të marrë pjesë në një “garë të tillë të shpejtësisë ”. Koo pranoi se ai e dinte se veprimet e tij kishin shkaktuar rrezik për veten e tij dhe pjesëmarrësit e tjerë të rrugës.

Të apasionuarit e shpejtësisë dhe fuqisë së Nissan GT-R do të mund ta shohin modelin e ri të Godzilla-së në Prishtina International Autoshow, super veturës më të shpejtë të Nissan, e cila në garat e fundit me rivalët e saj është radhitur në vendin e parë me rekord të shpejtësisë në garë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Kalo në kategori