LAJMI I FUNDIT:

Hykmete Bajrami jep arsyet e dorëheqjes nga Ministria e Financave

Hykmete Bajrami jep arsyet e dorëheqjes nga Ministria e Financave

Ish-ministrja Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Financave.

Bajrami me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se aktivitetin e saj politik do ta vazhdoj si deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Më lejoni t’ju njoftoj se sot, me 24 shkurt 2021, me kërkesën time, jam liruar nga pozita e Ministres së Financave në detyrë. Aktivitetin tim politik do ta vazhdoj si deputete e LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve”, njofton Bajrami, përcjell Telegrafi.

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga detyra e ministres së Financave
Lexo po ashtu Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga detyra e ministres së Financave

Ajo ka përmendur edhe disa nga të arriturat që sipas saj i kanë kontribuar menaxhimit të pandemisë.

“Gjatë kësaj periudhe si udhëheqëse e Ministrisë së Financave, kam bashkëpunuar ngushtë me stafin e MF-së. Së bashku kemi kaluar nëpër mjaft sfida e zhvillime të rëndësishme në përpjekje për t’u përballur me pasojat e pandemisë. MF gjatë kësaj kohe ka pasur dhe ende e ka barrën kryesore institucionale për çështjet që ndërlidhjen me menaxhimin e efekteve ekonomike të pandemisë. Konsideroj se përkundër vështirësive buxhetore të krijuara si rezultat i pandemisë, ne kemi arritur ta bëjmë më të mirën e mundshme. Reagimi i duhur dhe me masa konkrete evidentohet edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare”, shkruan ajo.

Bajrami ishte emëruar ministre e Financave në Qeverinë Hoti, pasi ajo ka qenë ministre e Arsimit në Qeverinë Kurti.

Gjatë kohës kur Bajrami ishte ministre e Financave kishte ndodhur vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. /Telegrafi/