Hygerta Sako në një intervistë të fundit ka folur për arsyen se përse është futur në Big Brother VIP Kosova 4.

"Pse hyre në Big Brother? Çfarë të mungonte ty?", ka qenë pyetja që iu parashtrua.


Ajo e pranoi se kishte një ofertë të mirë pasi nuk do t'i linte të gjitha jashtë për t'u bërë pjesë e këtij reality shou.

Foto: TikTok

"Oferta ishte joshëse tani duhet ta pranoj këtë gjë. Kot s'kam ndenjur se kam vuajtur 102 ditë nuk janë pak", u shpreh ajo.

"Jo po duke qenë se jam në punë, kryefamiljare, sigurisht që unë nuk mund të iki dhe t'i them mirupafshim çdo gjëje thjesht për t'u futur në një format të këtij lloji apo thjesht për audiencë".

"Sigurisht që ka një kosto ekonomike edhe kjo gjë. Audienca ka qenë arsyeja madhore, pikërisht për këtë pjesën, fetën e tortës që unë nuk e kisha në Kosovë sepse në Shqipëri po themi më njohin i madh e i vogël, sidomos për shkak të emisioneve sportive, kombëtares patjetër", theksoi mes të tjerash.

Prezantuesja sportive u shpall finalistja e pestë e këtij edicioni, me Londrim Mekajn që triumfoi në BBVK 4. /Telegrafi/