LAJMI I FUNDIT:

Humolli nga OBSH-ja: Rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar, kujdesi i qytetarëve është minimal

Humolli nga OBSH-ja: Rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar, kujdesi i qytetarëve është minimal

Doktoresha Isme Humolli, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se rreziku nga coronavirusi ende nuk ka kaluar dhe kujdesi i qytetarëve për tu mbrojtur nga ky virus është minimal.

Sipas saj, ka përkeqësim të situatës në Kosovë, Shqipëri, Maqedonia Veriore, si dhe siç tha ajo nuk përjashtohet edhe Serbia.


Humolli theksoi se lirimi i masave nga shteti është bërë gradualisht, mirëpo kujdesi i qytetarëve nuk është në nivelin e dëshirueshëm, përcjell Telegrafi.

“Përkeqësim të situatës kemi në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia Veriore duke mos e përjashtuar Serbinë.  Lirimi i masave është dashur të bëhet gradualisht ashtu si është bërë, por kujdesi i qytetarëve nuk është në nivelin e dëshirueshëm”, ka thënë ajo.

Humolli sqaroi se çdo qytetar i cili del jashtë shtëpisë duhet patjetër të vendos maskën dhe të bëj larjen e duarve ose dezinfektimin e tyre sa herë të paraqitet nevoja.

“Duhet të jetojmë me coronavirusin, me vendosjen e maskave, të cilat s’kemi nevojë t’i vendosim në çdo moment, por e qesim ku hyjmë në qendrat tregtare, në markete, etj. Maskën nuk kemi nevojë ta vendosim nëse jemi me anëtarë të familjes. Më e preferueshme është larja e shpeshtë e duarve se sa mbajtja e dorëzave, pasi jo të gjithë i mirëmbajmë siç duhet ato”, tha ajo, duke shtuar se rikthimi i masave do të jetë i pashmangshëm.

Humolli po ashtu theksoi se nëse virusi COVID-19, ka prekur edhe institucionet parashkollore siç janë çerdhet, atëherë institucionet duhet t’i përkrahin prindërit të cilët nuk kanë ku t’i lënë fëmijët e tyre.

“Nëse COVID-19 është në çerdhe atëherë institucionet duhet t’i përkrahin prindërit ose njëri prind të qëndroj në shtëpi ose të punoj nga shtëpia. Duhet të bëhet dezinfektimi i çerdheve. Termin fitore nuk është mirë ta përdorim pasi është sëmundje virale”, tha tutje doktoresha Humolli.

Sipas saj, edhe nëse në shtator ose dhjetor fitohet vaksina kundër virusit, nuk mund të ketë sasi të madhe të vaksinave për t’i mbuluar të gjithë.

E pyetur se a preferohet që këtë vit të shkohet nëpër plazhe, ajo tha: “Në situatën aktuale siç është, unë më familjen time jo. Kjo mbetet në diskrecionin familjar dhe ata vendosin. Por, situata aktuale në të cilën është dhe nëse nuk ka masa paraprake në plazh është e vështirë që të shkohet. Rreziku më i madh fillon në muajin shtator kur fillon dhe gripi. Nëse bashkohen gripi me COVIDI-19 dhe ndonjë sëmundje respiratore atëherë bëhet dhe më e vështirë”. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori