Hummels pas ndeshjes ndaj BVB-së thotë se ka krijuar një model atleteve sportive të së ardhmes (Foto)

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Mats Hummels, ka thënë në shaka se ka krijuar një model të ri atleteve sportive.
E gjitha kjo ndodhi në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Bundesliga.
Shkasi ishte një problem në gishtërinjtë e tij dhe ai ka vendosur të shqyej atletet në maje që t’i krijojë gishtërinjve pak hapësirë.
“Ata janë pak të ënjtur, shpresoj që të shërohen për javën e ardhshme, por nuk është ndonjë problem”.
“Do e shqyej pak atletet në maje dhe përshtaten mirë. Ndoshta kjo është një model i ri i atleteve për të ardhmen”, ka thënë Hummels pas ndeshjes.
Vlen të theksohet se Bayerni fitoi ndaj Dortmundit me rezultat 1-3.
Pas kësaj fitore bavarezët renditet në vendin e parë me 26 pikë, gjashtë më shumë se BVB. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































