Site icon Telegrafi

Humbja e madhe në peshë, vështirë të besohet se është Christina Aguilera

(Foto: GC Images)

Pas problemit me peshën e tepërt, Christina Aguilera është rikthyer në skenë e bukur dhe e pashme si në fillimet e karrierës së saj.

Këngëtarja muaj më parë e ka gëzuar publikun me një linjë pa të meta kur u shfaq në xhirimet e spektaklit të Jimmy Kimmel në Los Angeles.

Dukej sikur ‘brenda natës’ ka arritur ta rifitojë linjën e dikurshme, e kjo falë stërvitjeve dhe dietës së reduktuar.

(Foto: GC Images)

Dihet se për vite me radhë ka luftuar me peshën e saj dhe se ka pasur luhatje të mëdha për sa i përket pamjes fizike, por tani 42-vjeçarja ka arritur ta rikthejë figurën e vjetër (duke humbur rreth 20 kilogramë) dhe aktualisht i ngjan më shumë Christina nga fillimi i karrierës së saj.

Lexo po ashtu Privilegji i të qenit nënë, arritja më e madhe për Christina Aguileran
(Foto: RB/Bauer-Griffin/GC Images)

Aguilera është nënë e dy fëmijëve, ndaj është e kuptueshme që ka pasur probleme me peshën për shkak të shtatzënisë, por sot duket vërtet perfekte, këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e fundit ku thuajse nuk njihet nëse kemi parasysh se si dukej deri vonë. /Telegrafi/

(Foto: RB/Bauer-Griffin/GC Images)
Exit mobile version