LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një 22 vjeçar, bie nga kati i fundit i një ndërtese në Durrës

Humb jetën një 22 vjeçar, bie nga kati i fundit i një ndërtese në Durrës

Një djalë i ri, dyshohet rreth 22 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i fundit i një pallati në lagjen 3 në Durrës.

Ai ka rënë në ballkonin e katit të katërt në pallatin ngjitur, ndërsa ende nuk dihet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo djali është hedhur vetë.


Euronew njofton se viktima me inicialet K.T., ka qenë në banesë me vëllain dhe disa shokë. Vëllai ka telefonuar për të informuar mbi rastin dhe bëhet me dije se janë shoqëruar në polici. Ambienti nuk ka kamera dhe pas dërgimit të trupit në morgun e Durrësit, do të jetë marrja në pyetje ajo që do të ndihmojë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe rrethanat.

Nëna e djalit ka qenë në vendngjarje, ndërsa sqaron se ka pasur dhe banorë të shumtë që janë mbledhur, përveç forcave të policisë, ambulancave dhe zjarrfikëses./euronews/