LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën nga zjarri një person nga Manastiri

Humb jetën nga zjarri një person nga Manastiri
Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se 94 vjeçari ka humbur jetën në zjarr në shtëpinë e tij në fshatin Dobrushevë të Manastirit.

Rastin e ka paraqitur mbesa e të ndjerit.


Mjeku i Ndihmës Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe po ashtu është bërë këqyerja e vendit të ngjarjes nga ekipi policor i SPB Manastir.

Me urdhër të prokurorit publik trupi është çuar për autopsi./Telegrafi/