LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi që zbulon se vrasjet me pagesë në Afrikën e Jugut janë relativisht të lira

Hulumtimi që zbulon se vrasjet me pagesë në Afrikën e Jugut janë relativisht të lira

Ta heqësh qafe bashkëshortin të cilin nuk e doni më, në Afrikën e Jugut është një gjë që nuk kushton edhe aq shumë, por vrasjet politike në këtë vend janë më të shtrenjta.

Angazhimi i një vrasësi me pagesë kushton midis 145 dhe 8.700 dollarë amerikanë (nga 135 deri në 8.200 euro), kështu të paktën pretendojnë nga departamenti i hetimeve penale, në një vend ku ekzekutimet kanë qenë sërish nën llupën e opinionit pas vrasjes së një reperi të njohur, transmeton Telegrafi.


Një nga muzikantët më të njohur të vendit, Kiernan Forbes, i njohur si AKA, u qëllua dhe u vra jashtë një restoranti në Durban në fillim të këtij muaji.

Forbes (35) u vra në mbrëmje me mikun e tij Tebello Motsoane i njohur ndryshe si Tibz (41), teksa po i afroheshin veturës së tyre në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit.

Incidenti tronditi një komb të mësuar me krimin dhe dhunën. Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë. Vrasja e Forbes u kap nga kamerat e sigurisë dhe u bë virale në internet.

Videoja tregon një burrë me kapele të bardhë duke kaluar rrugën dhe duke iu afruar një veture të parkuar. Ai i afrohet këngëtarit nga mbrapa në trotuar, qëllon nga afër dhe më pas ikën.

Policia tha se po heton pista të shumta, por të gjitha tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje të shënjestruar. Askush nuk është arrestuar ende.

Sipas raportit të fundit vjetor të policisë, çdo e pesta vrasje në atë vend zbardhet. Të dhënat e publikuara në shkurt, treguan se nga tetori deri në dhjetor, në Afrikën e Jugut ndodhën mesatarisht 82 vrasje në ditë, e shumë vrasës ende nuk janë zbuluar.

“Pak vrasje nga mercenarët përfundojnë në gjykatë dhe kur ndodhin, vrasësi shpesh vritet”, tha Mary de Haas, një eksperte për dhunën politike në provincën KëaZulu-Natal, ku ndodhet Durban.

Kjo e bën eliminimin e dikujt të duket “shumë i lehtë”, tha ajo.

Nuk dihet se sa kushtoi vrasja e Forbes. Por sa më i famshëm të jetë objektivi, aq më e lartë është kostoja e vrasjes, sipas një raporti të vitit 2021 nga Iniciativa Globale zvicerane kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

Vrasësit me pagesë në Afrikën e Jugut marrin një mesatare prej pak më shumë se 3,000 dollarë amerikanë për vrasje të motivuara për arsye personale, sipas sondazhit, megjithëse shifrat ndryshojnë në varësi të faktit nëse viktima ka sigurim jete.

Vrasjet e motivuara politikisht dhe vrasjet e lidhura me krimin e organizuar kushtojnë më shumë.

Në fillim të këtij muaji, një punonjëse e qytetit në Cape Town u vra në veturën e saj. Trupi i saj u gjet në hyrje të kantierit të një projekti ndërtimi, me vlerë më shumë se 27 milionë dollarë amerikanë.

Para asaj vrasjeje, njerëzit që punonin në atë projekt ishin objektiva të kërcënimeve dhe përpjekjeve për zhvatje, sipas një burimi në Bashki.

Qyteti, i cili drejtohet nga partia kryesore opozitare e vendit, Aleanca Demokratike, ka ofruar një shpërblim prej 100,000 rand (5,000 euro) për informacionin që çon në përgjegjësit e vrasjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori