LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i medias ruse: Mbi 5 milionë qytetarë kanë ikur nga Rusia që kur udhëheq Vladimir Putin

Hulumtimi i medias ruse: Mbi 5 milionë qytetarë kanë ikur nga Rusia që kur udhëheq Vladimir Putin

Mbi pesë milionë qytetarë janë larguar nga Rusia gjatë 20 viteve të sundimit të presidentit Vladimir Putin, thuhet në një hulumtim të publikuar nga portali Takie Dela me qendër në Moskë.

Studimi përdori të dhënat zyrtare nga Agjencisë ruse të Statistikave (Rosstat), për qytetarët që anuluan regjistrimin e tyre në Rusi.


“Kjo shifër është mbivlerësuar qartë ose përfshin qytetarë rusë që jetojnë jashtë ose posedojnë prona të paluajtshme atje. Emigrimi politik përbën një pjesë të vogël. Ky është kryesisht emigracion për konsum, apo ’emigrimi i sallamit'”, tha Andrei Kolesnikov, një analist në Carnegie Moscow.

Ky lloj emigrimi është një term që përdoret shpesh për të përshkruar të larguarit sovjetikë në fund të viteve 80-ta dhe fillim të 90-tave, të cilët u shpërngulën në Perëndim për t’iu ikur standardeve të dobëta të jetesës dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre materiale.

Në epokën post-sovjetike, fluksi më i madh i emigrimit u vu re në periudhën 2016-2019, kur rreth 300 mijë njerëz u larguan nga Rusia çdo vit. Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara të cituara në hulumtimin e Takie Dela, më shumë se 10 milionë rusë aktualisht jetojnë jashtë vendit, pak pas Indisë dhe Meksikës në numrin e emigrantëve.

Ksenia Vladimir, 27-vjeçe, jeton në Pragë që nga viti 2013. Ajo u transferua atje me të dashurin e saj, por vendosi të qëndrojë përgjithmonë edhe pasi ata u ndanë. Ajo fitoi qëndrim të përhershëm dhe filloi një biznes.

“Vendosa të qëndroj për shkak të standardit më të lartë të jetesës, perspektivës financiare, ushqimit më të mirë dhe mundësive për udhëtime”, thotë Vladimir.

Ndërsa, 30-vjeçarja Yulia Aliyeva u largua nga Stavropoli në vitin 2015 për të vazhduar studimet master në Shtetet e Bashkuara. Pas kthimit në Rusi, ajo nuk mund të gjente një punë në media, sepse ajo u konsiderua “tepër e kualifikuar”, ajo sërish është kthyer në SHBA.

“Sigurisht, unë dua të shoh familjen dhe miqtë e mi më shpesh. Unë dua të jetoj në vendin tim dhe të mos jem një emigrante, por nuk jam e sigurt se mund të gjej mundësi në Rusi”, tha Aliyeva.

Pavarësisht programeve për të mbështetur nënat dhe familjet që kanë ndërlikuar ndjeshëm udhëtimet dhe emigracionin, përqindja e rusëve që thonë se duan të largohen nga vendi është ngjitur në nivelin më të lartë në gati një dekadë.

Sipas një sondazhi të publikuar nga Qendra ruse e Hulumtimeve “Levada Center”, një në pesë rusë dëshirojnë të emigrojnë, me të rinjtë dy herë më shumë sesa rusët e moshuar.

Kjo u konfirmua nga hulumtimi i Takie Dela, i cili zbuloi se 55 për qind e qytetarëve u larguan nga Rusia kur ishin midis moshës 20 dhe 40 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori