LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi: 54% e qytetarëve refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia

Hulumtimi: 54% e qytetarëve refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia

Rreth 70 për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Për arritjen e marrëveshjes finale me shtetin fqinj përmes korrigjimit të kufijve janë tridhjetë për qind e tyre.

Këto të dhëna u publikuan sot nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), me rastin e prezantimit të hulumtimit/sondazhit: ‘Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – Vëllimi III’.

Sipas këtij sondazhi, 54 për qind e qytetarëve e refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia. Ndërsa, vetëm 15 për qind e mbështesin skenarin se për njohjen nga Serbia duhet dhënë kompetenca ekzekutive komunave serbe në Kosovë.


E vetëm 12 për qind prej qytetarëve janë të kënaqur me status-quo aktual ndërmjet dy shteteve.

Të përfshirë në këtë sondazh kanë qenë të përfshirë dhe pakicat serbe.

Ndryshe, sondazhi është dashur të prezantohet në muajin mars, por për shkak të rrethanave rreth pandemisë globale COVID-19, ka qenë e pamundur që të bëhet më herët një gjë e tillë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori