LAJMI I FUNDIT:

Hulumtim i mendimit publik në Greqi, 68 për qind e grekëve janë kundër termit Maqedonia

Hulumtim i mendimit publik në Greqi, 68 për qind e grekëve janë kundër termit Maqedonia

Thuajse shtatë nga dhjetë grekë nuk pajtohen me përfshirjen e termit Maqedonia në emrin që do të dakordohet mes negociusve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas hulumtimit të mendimit publik nga agjencia “Mark” për gazetën greke “Proto tema”, 68 për qind nga të anketuarit përgjigjen negativisht në pyetjen nëse Greqia duhet të pajtohet me përdorimin e një emri të përbërë me termin Maqedonia në të, ndërsa përgjigje pozitove kanë dhënë vetëm 26,3 për qind nga të anketuarit.

Nuk e do shoqëria greke, nga Evros deri në Kretë, as edhe përkrahësit e partisë SYRIZA (64 për qind). 68 për qind JO për emër me termin Maqedonia në të, shkruan gazeta javore “Proto tema” në ballinën e saj, në lidhje me anketën e realizuar.


Nga ata që janë përgjigjur negativisht në pyetjen për termin Maqedonia, sipas rezultateve të anketës, 63,8 për qind janë votues të SYRIZA-s, ndërsa mendim të njëjtë kanë edhe përkrahësit e partisë opozitare ‘Nea Dimokratia’, 67 për qind janë kundër përdorimit të termit Maqedonia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori