Hulumtim: Disa gjyqtarë në Maqedoni kanë raportuar pasuri joproporcionale me pagat e tyre
Të bekuar nga trashëgimitë e mëdha familjare dhe të martuar/a me bashkëshortë/e të pasur/a, janë shumica e 60 gjyqtarëve/eve që së shpejti do të dalin në pension, duke filluar nga muaji i ardhshëm e gjatë tërë vitit të ardhshëm.
Te shumtë prej tyre, për pasurinë personale dhe familjare që e kanë shënuar në listat e pronësisë në Komisionin Kundër Korrupsionit, shkruan: “Nuk ka dhënë informacion”.
Vetingu në drejtësi nuk u zbatua.
Gjyqtarët në Maqedoni, të cilët në parim marrin pagat më të ulëta në rajon, sipas pasurisë së shënuar në pyetësorë, janë njerëz të pasur dhe të etabluar.
Por deri më sot askush nuk ka hulumtuar se si mund të fitohet pasuri me një rrogë prej 1.000 euro.
“Sakamdakazham.mk”, ka hulumtuar gjendjen materiale të një gjyqtari në pension në Maqedoni dhe kanë rastisur në një numër prej rreth 60 gjyqtarëve të cilët kanë raportuar pasuri jashtëzakonisht të mëdha.
Komisioni Kundër Korrupsionit, pa ligj për origjinën e pasurisë së të zgjedhurve dhe të emëruarve, përfshirë edhe gjyqtarët, gjatë kontrolleve konstaton vetëm nëse raportimi është i saktë.
Në pjesën që e kanë raportuar si pronë, tek ata gjyqtarë që i hulumtoi “sakamdakazham.mk”, shumë rrallë figuron përshkrimi: “pronë personale” dhe “e fituar me kontratë për shitblerje”.
Më së shpeshti kanë deklaruar: “pasuri e bashkëshortit”, “trashëgimi”, “pasuri e fëmijëve”, “dhuratë”, por në një përqindje shumë të madhe shkruan “nuk ka dhënë informacion”.
Përveç faktit që gjyqtarët nuk kanë blerë asgjë dhe nuk kanë pasuri të paluajtshme në emër të tyre, një veçori tjetër e rëndësishme është se shumë prej tyre bëjnë tregti me aksione.
Gjyqtari i apelit nga Gostivari Zoran Teofillovski, anëtar i Këshillit Gjyqësor, ndaj të cilit ka më shumë se një vit që Gjykata Themelore Penale e Shkupit nuk e fillon procesin gjyqësor për keqpërdorim financiar, ka raportuar se ka një shtëpi në Kodër të Diellit, banesë prej 80 metër katror në Shkup, objekt afarist në Tetovë, shtëpi 300 metra katrorë në Tetovë, banesë prej 100 metra katrorë në Tetovë, stoli në vlerë prej 20.000 euro, piktura artistike në vlerë rreth 8.000 euro, 40.000 euro nga shitja e patundshmërive, dy kredi 75.000 euro, por edhe shumën prej 25.000 euro që ia ka dhënë borxh dikujt.
Gjyqtari Nuhi Rustemi nga Gjykata Civile Shkup, i cili punon në kontestet pronësore, në listën e pronësisë ka deklaruar se ka një shtëpi prej 80 metrash katrorë në Tetovë, një shtëpi prej 60 metra katrorë në Kodër të Diellit, një banesë prej 70 metra katrorë në Shkup dhe tre banesa në Tetovë prej 64, 50 dhe 72 metra katrorë, dy automjete, dy libreza kursimi nga 8.000 euro dhe 8 dekarë tokë.
Me 190 hektarë tokë bujqësore në Prilep, tokë ndërtimore prej 2.000 metra katrorë në Manastir, ku ka shtëpi prej 233 metra katrorë, plus 90 metra katrorë me të ardhura nga drithi, shitja e tokës, subvencionet, të ardhurat nga prodhimet tjera bujqësore, dhe rreth 30.000 euro në bankë në valutë dhe denarë, veçohet gjyqtari Ljupço Savevski nga Gjykata Themelore Manastir.
Edhe një pronar tjetër i tokës, por me objekt të tërë banesor, për të cilin ka raportuar se e ka trashëguar, është gjyqtari Ordan Mitrevski nga Gjykata Themelore në Prilep.
Përveç objektit, ai ka në pronësi pesë parcela tokë bujqësore, pesë kullota dhe dy shtëpi në qytet. Ai në fakt, për të gjithë pronën, ka shkruar se e ka trashëguar.
Kolegia e tij nga Gjykata Civile Shkup Liljana Zafirovska-Petreska ka deklaruar se në pronësi personale, të përbashkët dhe si pronë të bashkëshortit posedon: lokal afarist në Shkup dhe në Ohër, 5 banesa në Shkup, banesë për pushime në Star Dojran, tokë bujqësore, 4 ara në Velestovë – Ohër, 4 vetura, tokë ndërtimore në Shkup në emër të bashkëshortit, aksione dhe dividendë, depozitë e bashkëshortit 18.659 euro, kasafortë bankare me 10.000 euro, depozita në denarë, firma e bashkëshortit.
Pension të qetë do të ketë edhe gjyqtarja Tatjana Popovska-Nikollovska nga Gjykata Civile Shkup, e cila ka deklaruar se posedon një shtëpi prej 220 metra katrorë dhe dy banesa 100 dhe 50 metra katrorë të burrit të saj, pastaj dy vetura, aksione prej 8.000 euro, 4.000 euro në nga pasuria e shitur dhe koleksione të pikturave.
Violeta Popovska, gjyqtare në Gjykatën Civile të Shkupit, është pensionistja “më e varfër” e ardhshme. Nga 4 banesat që i ka deklaruar, për 3 ka theksuar se i përkasin bashkëshortit dhe fëmijëve. Në listën pronësore është përfshirë edhe një shtëpi pushimi prej 119 metrash katrorë në Shkup, lokal afarist, ara, vetura, piktura, por të gjitha në emër të bashkëshortit. Nga pasuria personale, gjyqtarja ka shënuar vetëm një kartë pagese në vlerë prej 35.000 denarë.
Gjyqtarja Jovanka Nikodinovska nga Gjykata e Apelit të Shkupit në fletën pronësore ka raportuar një banesë në Shkup prej 119 metra katrorë, në qendër banesë prej 56 metra katrorë, një banesë në Ohër 62 metra katrorë, një banesë në Star Dojran prej 58 metra katrorë, 4 vetura, 81.000 euro në llogari transaksioni, aksione në emër të bashkëshortit 22.000 euro, 4.500 euro depozitë në bankë dhe 5.500 euro para të gatshme në kundërvlerë në denarë.
Gjyqtarët e moshuar, të cilët do të dalin në pension së shpejti kanë prindër shumë të pasur, të cilët janë në pleqëri të thellë. Gjyqtari 64 vjeçar Tomisllav Boshkovski nga Gjykata Themelore në Tetovë në listën pronësore ka deklaruar se në emër të prindërve është një objekt afarist në vlerë prej 50.000 euro, objekt edhe më i madh afarist i fituar me trashëgimi, shtëpi dhe oborr prej 100.000 euro, parcela në Tetovë – trashëgimi, pistoletë të trashëguar, stoli prej 4.500 euro, në bankë ka 9.000 euro mjete nga një shitje, pasuri e përbashkët 5.700 euro, pasuri e prindërve 15.000 euro.
Për dy shumat e fundit ai nuk ka dhënë informacion se si janë fituar.
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Manastir Petkana Jadrovska, ndërkaq, në pension shkon me dy banesa, një shtëpi, 5 ara për të cilat ka deklaruar se janë dhuratë, në llogari ka 25.000 euro nga shitja e shtëpisë, në llogarinë e saj ka 3.660 euro si dhe ka deklaruar të ardhura nga qiraja.
Gjyqtarja Fani Ilievska nga Gjykata e Lartë Administrative del në pension me aksione në vlerë prej 9.000 euro dhe depozitë bankare prej 33.000 euro për secilin nga dy fëmijët, në denarë.
Kolegia e saj Vlladanka Pançurova-Sulejmanova nga e njëjta gjykatë ka deklaruar vetëm një banesë dhe një kredi.
Ka edhe të tjerë që kanë deklaruar se kanë borxhe, si për shembull: Zagorka Tnokovska nga Gjykata e Lartë Administrative me 4 kredi, Lidija Martinova nga Gjykata Supreme me shtëpi, veturë dhe 3 kredi, si dhe kolegia e saj Snezhana Bajllozova me dy banesa, një kredi për njërën banesë dhe dy makina.
Gjyqtari suprem Kiro Zdravev, anëtar i Këshillit Gjyqësor, në listën pronësore në KSHPK ka raportuar se posedon dy banesa në Shkup dhe Shtip, 24.000 euro para të përbashkëta me gruan e tij dhe dy kredi.
Gjyqtari themelor i Strumicës, Gjorgji Manevski ka dhënë hua prej 23.000 euro dhe ka pretendim për këtë shumë. Ai nuk shkruan se nga kanë ardhur paratë që i ka dhënë hua.
Nga prona posedon një banesë në Strumicë prej 89 metra katrorë që i takon gruas tij, një kartë pagese në valutë prej 21.000 dollarë në emër të bashkëshortes, 75.000 euro pronë personale, një kredi prej 13.500 euro.
Në rubrikën bazë për fitimin e pasurisë në valutë shkruhet: “Nuk ka dhënë informacion”.
Përveç huadhënësve, janë edhe disa gjyqtarë që do të dalin në pension së shpejti, të cilët kanë pretendime për “punë të kryer”.
Gjyqtarja Nadica Markovska nga Gjykata Themelore e Kratovës në listën pronësore përveç shtëpisë në ndërtim, ku nuk ka dhënë informacion se si i ka fituar mjetet, ka raportuar se posedon një banesë në Shkup, një banesë në Probishtip dhe një “kërkesë në bazë të punës së kryer” në shumë prej 5.000 euro.
Këtë të fundit ajo e ka deklaruar si “pronë personale”. Nuk e ka theksuar se çfarë lloj pune ka kryer.
Gjyqtari Dragan Nikollovski nga Gjykata Penale Shkup nuk ka shënuar në listën pronësore shtëpi, banesë apo pasuri të paluajtshme, vetëm se ka aksione, ka deklaruar të ardhura nga shitja e aksioneve, dividenda dhe depozita bankare në denarë.
Gjyqtarja e Ohrit Jagoda Trpeska ka aksione në vlerë prej 2.500 euro, Zvonko Mlladenoski nga GJTH Prilep në vlerë prej 7.000 euro, ndërsa kolegu nga e njëjta gjykatë Zharko Veleski posedon aksione në vlerë prej 5.500 euro, dividend dhe shtëpi të prindërve prej 40.000 euro.
Gjyqtarja Vasilka Marinkoviq nga Gjykata Themelore në Tetovë shkruan në listën pasurore: “Nuk ka pronë”.
Kurse Lençe Maneva, gjyqtare nga Gjykata Themelore Shtip, ka deklaruar se posedon një shtëpi dhe një makinë “Zastava 101” të vitit 1977, prej 250 euro.
Gjatë hulumtimit mësuam se ka një rezistencë jashtëzakonisht të madhe për miratim të ligjit për origjinën e pronës. Edhe pse e paralajmëruar vitin e kaluar, hartimi i këtij ligji nuk ka lëvizur nga fillimi.
Grupi punues, i cili jo zyrtarisht përfshin gjyqtarë dhe prokurorë publikë, nuk shpejton fare për të hartuar ligjin.
Ndërkohë, rejtingu i gjyqësorit është se besimi absolut është vetëm dy për qind, kurse besim i përgjithshëm është tetë për qind.
Qytetarët ankohen vazhdimisht për korrupsion në drejtësi, ndërsa MPB, Policia Financiare dhe Prokuroria as nuk zbulojnë as ndjekin penalisht gjyqtarë të korruptuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025