LAJMI I FUNDIT:

Huliganët serbë djegin flamurin e Kosovës para sallës ku mbahet Kongresi i UEFA-s

Huliganët serbë djegin flamurin e Kosovës para sallës ku mbahet Kongresi i UEFA-s

Disa huliganë serbë janë parë në një video duke djegur flamurin e Kosovës para sallës “Sava Center” në Beograd, aty ku është paraparë të mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s, ku pjesëmarrëse është edhe shteti i Kosovës me anë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Në Serbi është ngritur shumë pluhur për shkak se flamuri i Kosovës është valuar në Beograd me rastin e Kongresit të 49-të të UEFA-s, i cili po mbahet në atë qytet.

Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka pozuar pranë flamurit të Kosovës dhe ka shkaktuar stuhi reagimesh në Serbi.


Federata e Futbollit të Serbisë ka njoftuar menjëherë se është gënjeshtër se ka pasur flamur të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Beograd, duke pasur parasysh se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ata vetë e kanë mohuar shpejt.

Serbët nuk e pranojnë realitetin që flamuri i Kosovës valëvitet në Beograd, reagojnë duke i quajtur gënjeshtra
Lexo po ashtu Serbët nuk e pranojnë realitetin që flamuri i Kosovës valëvitet në Beograd, reagojnë duke i quajtur gënjeshtra

Dy orë e gjysmë pas shpalljes së parë, Federata e Futbollit të Serbisë lëshoi ​​një të dytë në të cilin vërtetohej se flamuri i Kosovës ishte vërtet në mesin e 54 flamujve në Kongresin e UEFA-s.

Jo shumë kohë më pas, në internet filloi të qarkullonte një video ku shihen disa persona duke djegur mbrëmë (e mërkurë) flamurin e Kosovës para ‘Sava Center’.

Për momentin nuk ka informacione nëse ky është i njëjti flamur me të cilin ka pozuar Ademi apo kanë djegur ndonjë flamur tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pasi morën kërcënime, Ronaldo dhe Georgina punësojnë një truproje të ri - stili i tij është agresiv dhe frikësues

Pasi morën kërcënime, Ronaldo dhe Georgina punësojnë një truproje të ri - stili i tij është agresiv dhe frikësues

Ligat tjera
A ishte penallti? Eksperti i gjykimit jep mendimin e tij për prekjen me dorë të Asensios

A ishte penallti? Eksperti i gjykimit jep mendimin e tij për prekjen me dorë të Asensios

Liga e Kampionëve
Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

La Liga
Declan Rice shënon super gol nga goditja e dënimit ndaj Real Madridit

Declan Rice shënon super gol nga goditja e dënimit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gol spektakolar nga Lautaro Martinez, Interi në epërsi ndaj Bayernit pas 45 minutave të para

Gol spektakolar nga Lautaro Martinez, Interi në epërsi ndaj Bayernit pas 45 minutave të para

Liga e Kampionëve
Dënim me burg të përjetshëm për vrasësin e boksierit shqiptar Besar Nimani

Dënim me burg të përjetshëm për vrasësin e boksierit shqiptar Besar Nimani

Boks
Kalo në kategori