Është pasionante, antikonformiste, e përkëdhelur, rebele, dhe që shpesh forcën e gjen tek brishtësia. Kështu e përkufizon veten e saj artistja Hueyda El Saied, e cila ka ndërprerë për pak çaste provimet e saj për të ndarë me ne disa nga çmenduritë e saj. A janë shumë? Fatkeqësisht po.
Jeni njeri që i pëlqeni aventurat?
Hueyda: Varet çfarë ju nën kuptoni me aventura, se për shembull aventurat e dashurisë nuk më kanë pëlqyer kurrë.
Cila është aventura më e madhe që keni bërë?
Hueyda: Mendoj se vetë jeta ime është një aventurë, si ato të Piter Panit.
Si do ta përkufizonit një çmenduri?
Hueyda: Si aktin më “të drejtë” që një njeri i apasionuar mund të bëj. Dhe pse me vonë mund ta kem pyetur veten “Kam qenë unë ajo që e kam bërë një gjë te tillë?”, por s’kam pasur asnjë ndjenjë pendimi.
A keni bërë shumë të tilla?
Hueyda: Aq sa për të thënë “Kur të bëhem gjyshe, do të kem ç’t’i tregoj nipërve dhe mbesave”. (qesh)
Po për dashurinë do të bëje një çmenduri? Dhe cila do të ishte ajo që do të bënit?
Hueyda: Në të shumtën e rasteve çmenduritë e mia mbajnë vulën e dashurisë. Kur nuk jam e dashuruar i jap intervista «Gazetës shqiptare» (qesh). Pak ditë me parë i thash një mikeshës sime se më kishte marrë malli të bëja ndonjë çmenduri në emër të dashurisë.
Jeni njeri që sakrifikoni për dashurinë?
Hueyda: Më parë na kishin mbushur mendjen se duhej të sakrifikonim për atdheun, kështu që jam edukuar me shpirtin e sakrificës. Meqë për atdheun nuk sakrifikohet më, duhet patjetër të gjeja diçka tjetër, me pak fjalë kam zëvendësuar objektin. (qesh)
Lëshoni pe në një marrëdhënie, apo gjithmonë prisni që ta bëj tjetri këtë?
Hueyda: Varet nga situata. Megjithatë në një marrëdhënie është e rëndësishme të lëshosh pe kur duhet, por me moderim.
Si e përkufizoni veten?
Hueyda: Si një njeri me shumë shans, i cili më në fund di se çfarë dëshiron dhe i shkon për shtat, pasionante, antikonformiste, e përkëdhelur, rebele, dhe që shpesh forcën e gjen tek brishtësia.
Të pëlqejnë lartësitë?
Hueyda: Po ato shpirtërore.
Do të hidheshit me parashutë nga avioni, nëse do ta kërkonte rasti (larg qoftë)?
Hueyda: Nëse do të isha e sigurt se në tokën që do të bija do të gjeja parajsën pse jo. (qesh)
Je xheloze në dashuri?
Hueyda: Jo vetëm. (qesh)
Do të falnit nëse do të ndiheshit e tradhtuar?
Hueyda: Jo asnjëherë, unë fatkeqësisht në këto raste nuk di të fal.
Keni tradhtuar ndonjëherë?
Hueyda: Veten time s’e kam tradhtuar ende.
Ku fillon tradhtia për ju?
Hueyda: Atëherë kur tradhtoj, veten, parimet e mia apo njerëzit që respektoj.
Cila është dhurata më e bukur që keni marrë?
Hueyda: Gjithçka që më kanë dhuruar dy burimet e ekzistencës sime, prindërit e mi.
Po më e sikletshmja?
Hueyda: Dhuratat nuk janë asnjëherë të sikletshme.
Çfarë shihni në fillim te një mashkull?
Hueyda: Duart.
Çfarë do të doje që një mashkull të vlerësonte tek ti?
Hueyda: Atë që nuk duket.(qesh)
Do të pozonit e zhveshur për një reklamë, nëse oferta do të ishte e lartë?
Hueyda: Unë si natyrë kam gjithnjë ftohtë si dhe me pëlqejnë shumë veshjet e brendshme, kështu që do ta refuzoja (qesh).
Çfarë të pëlqen më shumë tek vetja?
Hueyda: Sensi i humorit tim.
Prej çfarë do të hiqnit dorë për dashurinë?
Hueyda: Nëse do të isha e bindur që kam gjetur dashurinë e vërtetë do të hiqja dorë dhe nga çokollatat me shije portokalli. (qesh)/Bluetooth/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?