LAJMI I FUNDIT:

Huawei thotë se po planifikon të lansojë rrjetin ultra të shpejtë 6G deri në vitin 2030

Huawei thotë se po planifikon të lansojë rrjetin ultra të shpejtë 6G deri në vitin 2030

Ndërsa shumë vende në botë ende nuk kanë filluar të zbatojnë teknologjinë 5G, gjigandi kinez i teknologjisë Huawei ka dalë me planet e saj për të paralajmëruar pasardhësin e rrjetit 5G, i cili thuhet se është rreth 50 herë më i shpejtë sesa 5G.

Planet u zbuluan nga kryetari i rradhës i kompanisë Xu Zhijun në një konferencë në Shenzhen në fillim të kësaj jave, thuhet sipas një raporti të mediave kineze. Zyrtari tha se rrjetet 6G do të futen në treg në më pak se 10 vjet, deri në vitin 2030.


Duke pasur parasysh që rrjetet 5G lejojnë shpejtësinë e internetit deri në 20 gigabit në sekondë në kushte ideale, shpejtësia e pasardhësit të tij mund të arrijë 1.000 gigabit në sekondë.

Teknologjia 6G mund të lejojë gjithashtu përdorimin e internetit me lëvizje me shpejtësi të lartë, për shembull edhe në një aeroplan, thotë raporti.