LAJMI I FUNDIT:

HP 3115m ndërmarrës

HP 3115m ndërmarrës

HP për shfrytëzuesit ndërmarrës paraqiti portativin 3115m, i cili me dimensionet është i ngjashëm me kompjuterët netbook.

Kjo pajisje 11.6-inçësh ka ekranin me rezolucion prej 1,366 x 768 pikë, altoparlantët Beats audio dhe procesorin dybërthamësh të AMD-së E-450 me bërthamën e integruar grafike Radeon HD 6320.

Blerësit HP 3315m mund ta pajisin me më së shumti 4 GB memorie, e në konfigurimin standard me 2 GB RAM vjen disku me kapacitetin prej 320 GB (5,400 rpm), ueb kamera dhe bateria me autonominë deri në 11.5 orë punë. Çmimi fillon nga 429 dollarë. /Telegrafi/