LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj i shpreh ngushëllime familjes Bogujevci: Vepra e Ismet Bogujevcit do të kujtohet brez pas brezi

Hoxhaj i shpreh ngushëllime familjes Bogujevci: Vepra e Ismet Bogujevcit do të kujtohet brez pas brezi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka shprehur ngushëllime familjes Bogujevci, për vdekjen e këngëtarit Ismet Bogujevci.

Hoxhaj  përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vepra e tij do të kujtohet brez pas brezi.

“Kolosi i këngës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci u nda nga jeta sot. Opusi i tij artistik i larmishëm i dha vlera të çmuara kulturës dhe folklorit shqiptar për shumë dekada, ndërsa këngët e tij mbushën me dashuri e frymëzim një shoqëri të tërë. Vepra e tij do të kujtohet breza pas brezi, por artisti i madh do t’i mungoj shumë skenës, të cilës ia dedikoi një jetë të tërë! Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe të gjithë miqve”, shkruan Hoxhaj.


Ndryshe, sot ka ndërruar jetë figura e çmuar e kulturës kosovare, doajeni i muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci.

Për të nderuar figurën dhe punën e të ndjerit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin i Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojë një ceremoni komemorative nesër më 14 maj.

Nga ora 11:00 – 11:15 mbahet parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar, ndërsa nga 11:30 – 14:00 mbahet ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti.

Ismet Bogujevci ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare. Ai ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime. “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 16:00 në varrezat e qytetit në “Arbëri”, duke respektuar masat kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori