LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj i reagon kryeministres serbe: Pa njohje të ndërsjellë s’ka stabilitet të qëndrueshëm në rajon

Hoxhaj i reagon kryeministres serbe: Pa njohje të ndërsjellë s’ka stabilitet të qëndrueshëm në rajon

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres serbe Ana Brnabic, e cila citoi presidentin e Parlamentin Evropian të ketë thënë në një takim të mbyllur se Serbia nuk ka nevojë ta njohë Kosovën në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Në reagimin përmes Twitter, Hoxhaj tha se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor pa njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj deklaroi se një marrëveshje e detyrueshme ligjore duhet të nënshkruhet mes dy shteteve, dhe shtoi se deklarata si ato të kryeministres Brnabic janë tentative për ta manipuluar realitetin duke prodhuar lajme të rrejshme.


“S’mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor pa pasur njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e detyrueshme ligjore duhet nënshkruar. Deklarata si këto tenojnë ta manipulojnë realitetin duke prodhuar lajme të rrejshme”, ka shkruar Hoxhaj.

Në anën tjetër, deklaratat e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic, ku e citon presidentin e Parlamentit Evropian me deklaratë nga takimi i mbyllur përbëjnë shkelje të rëndë të praktikave diplomatike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori