LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në Prekaz: Më 5 mars 1998 fitoj Kosova mbi Serbinë

Hoxhaj në Prekaz: Më 5 mars 1998 fitoj Kosova mbi Serbinë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga strukturat e PDK-së, kanë bërë homazhe në kompleksi memorial Adem Jashari në Prekaz, me rastin e fillimit të Epopesë së UÇK-së.

Hoxhaj theksoi se më 5 mars 1998 fitoj guximi mbi frikën, fitoj liria mbi okupimin, fitoj Kosova mbi Serbinë.

“Më 5,6, dhe 7 mars të vitit 1998 u flijua familja Jashari për tu ngrit në kamë tërë Kosova dhe i tërë populli shqiptar në Ballkan. Me këtë flijim familja Jashari është maja e atdhedashurisë së Kosovës, dhe nuk ka ngjarje që mund ta tejkalojë këtë ngjarje historike të popullit shqiptar”, u shpreh Hoxhaj.


Hoxhaj shtoi se mbi këtë flijim dhe sakrificë ka lind liria jonë, ka lind shteti jonë.

“Prekazi dhe aty ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë që ne sot gëzojmë si shtet i pavarur”, tha ai.

Hoxhaj nuk harroj të përmend edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli të cilët siç tha ai po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Ata në mënyrë të padrejtë po mbahen nga kjo gjykatë në Hagë, dhe kjo tregon se ende nuk ka përfunduar sakrifica jonë për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Jemi të sigurt që ata personalisht do të kthehen që të vendosin lule pranë varreve të familjes Jashari dhe do ta mbrojnë lirinë sikurse kanë bërë gjatë luftës dhe sikurse kanë bërë gjatë paqes”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori