Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj po qëndron në Brarisllavë në Forumin Globsec, ku ka takuar politikanë e liderë të vendeve të ndryshme.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka njoftuar se është takuar me ish-Presidenten e Estonisë - Kersti Kaljulaid, ish-Kryeministrin e Suedisë - Carl Bildt, zëvendësministrin e MPJ-së së Finlndës - Kai Sauer dhe ambasadorin - Jarmo Sareva, vende këto që së shpejti do të bëhen anëtare të NATO-s.


Ndërkohë Hoxhaj ka thënë se edhe Kosova së shpejti të bëhet anëtare e NATO-s.

"Një pije para darkës me ish-Presidenten e Estonisë - Kersti Kaljulaid, ish-Kryeministrin e Suedisë - Carl Bildt, zëvendësministrin e MPJ-së së Finlndës - Kai Sauer dhe ambasadorin - Jarmo Sareva, me shtetet që së shpejti do të bëhen anëtare të NATO-s. Shpresoj të shohim edhe Kosovën aty të shpejti!", ka shkruar Hoxhaj.