LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, u kërkon angazhim për ta integruar Kosovën në BE

Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, u kërkon angazhim për ta integruar Kosovën në BE

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Parlamentit të Austrisë, përfshirë edhe ish-kancelarin austriak Sebastian Kurz.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po zhvillon një vizitë në Austri, në Parlamentin austriak, ku ka takuar disa deputetë dhe ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Hoxhaj, tha se pati një bashkëbisedim me ish-kancelarin Kurz për më shumë angazhim nga Austria për integrimin e shpejtë të Kosovës në BE, paqe e siguri në Ballkan.


“Bashkëbisedim me mikun tim të madh, ish-kancelarin Sebastian Kurz për më shumë angazhim nga Austria për integrim të shpejtë të Kosovës në BE dhe për paqen e sigurinë në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Ai gjithashtu gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka takuar edhe deputetin e Kuvendit të Austrisë, Helmut Brandstätter, për të cilin tha se është një zë i fuqishëm evropian i Ballkanit.

Gjatë ditës së djeshme Hoxhaj ka takuar edhe tre deputetë austriakë nga tri parti të ndryshme, por siç u shpreh ai, të bashkuar për Kosovën.

“Në Kuvendin e Austrisë, takova deputetë nga tri parti të ndryshme, por të bashkuar për Kosovën, si znj. Carmen Jeitler-Cincelli (OVP), e cila është Kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Austri, znj. Ewa Ernst-Dziedzic (Grüne) njëherësh edhe Kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kosovë dhe z. Johannes Margreiter (NEOS)! “, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori