LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet

Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, kandidat për deputet në këto zgjedhje, iu është përgjigjur deklaratë-premtimit të Albin Kurtit, i cili një ditë më parë në një tubim zgjedhor tha se do të nënshkruajnë marrëveshjen SOFA, si një hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Por, në fakt, kjo marrëveshje është nënshkruar para 12 vitesh nga ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Në një video-adresim, Hoxhaj tregon për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, në vitin 2012, duke thënë se “kur Kurti gjuante me gurë institucionet e Kosovës, unë kam nënshkruar me SHBA-në marrëveshjen e parë SOFA në vitin 2012”.


Gjatë video-adresimit, Hoxhaj publikon edhe Notën Verbale për këtë marrëveshje.

“Dje, Albin Kurti paska folur për marrëveshje të SOFA-s. Sot, unë i them se rruga për ta anëtarësuar Kosovën në NATO është shtruar moti, falë bashkëpunimit me shtetet anëtare të saj. Ju, Kurti, jeni lideri i vetëm i Kosovës i cili nga viti 1989 e deri më sot, asnjëherë nuk ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Vetëm Partia Demokratike e Kosovës është ajo e cila garanton anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO, por ne fillimisht do të insistojmë që të ketë një marrëveshje të sigurisë dhe të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa SOFA-n e kemi kryer para 12 vitesh”, ka thënë Enver Hoxhaj.

Ndryshe, SOFA (Status për Forca të Armatosura) është një marrëveshje bilaterale mes një vendi nikoqir dhe të huaj që përcakton statusin ligjor të personelit të ushtrisë së huaj që operon në atë shtet. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori