LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Hoxhaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar sot Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstad dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Hoxhaj ka thënë se ndër çështjet kryesore të takimit, temë ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi, përfundimi i të cilit, sipas Hoxhajt, duhet të jetë njohja reciproke, për të mirën e të dyja vendeve.

“Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PDK-së, Uran Ismaili, pritëm sot në takim Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.


Ndër çështjet kryesore të takimit, temë ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi, përfundimi i të cilit duhet të jetë njohja reciproke, për të mirën e të dyja vendeve. I falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parreshtur të Norvegjisë ndaj Kosovës dhe për fuqizimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori