LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Autostradat që qeverisjet e PDK-së ndërtuan, dikujt i dukeshin vizatime kompjuterike

Hoxhaj: Autostradat që qeverisjet e PDK-së ndërtuan, dikujt i dukeshin vizatime kompjuterike

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për premtimet e PDK-së ndër vite që sipas tij tashmë janë bërë realitet.

Hoxhaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PDK-ja duhet të vlerësohet për sukseset nga viti 2007.


Ai ka thënë se premtimet e PDK-së kanë qenë të matshme, duke vënë theksin në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

“Konsolidimi i brendshëm i shtetësisë ka qenë meritë e PDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se një meritë tjetër e madhe e PDK-së është stabiliteti makrofiskal dhe rritja ekonomike deri në 4.5%.

Ai ka thënë se e arritur e madhe e PDK-së janë ndërtimet e autostradave.

“Dikush nga Prishtina në Prizren ka shkuar për tre apo katër orë e tash shkon për 40-50 minuta…Kemi përfunduar autostradat e premtuara në vitin 2007 që në atë kohë dikujt i janë dukur vetëm vizatime kompjuterike”.

Hoxhaj ka përmendur si sukses të PDK-së edhe ngritjen e pagave për kategori të ndryshme si mësimdhënësit, policët apo invalidët e luftës.

Sukses të PDK-së Hoxhaj e sheh edhe rritjen e numrit të studentëve dhe universiteteve publike./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kalo në kategori