LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Asnjë treg rajonal paralel nuk mund ta zëvendësojë atë të BE-së

Hoxhaj: Asnjë treg rajonal paralel nuk mund ta zëvendësojë atë të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kundërshtuar idenë e tregut rajonal, që po përkrahet nga Shqipëria dhe Serbia.

Deri tek kjo deklaratë ka ardhur pas një takimi sot në Prishtinë me rastin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave.

“Me Kryeministrin Isa Mustafa sot shënuam anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Për Kosovën asnjë treg i përbashkët paralel në rajon nuk do të mund të zëvendësojë integrimin tonë në tregun e përbashkët të BE-së, siç parashihet në MSA”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.