LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Qeveria miratoi masat e reja, në fokus mbetet shëndeti i qytetarëve

Hoxha: Qeveria miratoi masat e reja, në fokus mbetet shëndeti i qytetarëve

Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria i miratoi masat e reja, protokollet dhe rekomandimet të cilat janë në fuqi që nga dita e sotme.

“Obliguese , pavarësisht nga kapaciteti i objektit, i vogël apo i madh – për të hyrë në restorant, bastore dhe kazino, si dhe për të hyrë në koncerte, dasma, ngjarje sportive dhe në përgjithësi për të gjitha ngjarjet e organizuara në ambient të hapur, por edhe për të hyrë në qendrat tregtare që janë të mbyllura, do të duhet të tregohet: certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18 vjeçare”, tha zëdhënësi Hoxha, sipas të cilit në të gjitha objektet hotelierike, kafenetë dhe baret ku kapaciteti është më i madh se 30 vizitorë është e detyrueshme të krijohet një shërbim sigurie nga subjekti juridik për kontrollin dhe zbatimin e masës. Ndërsa për ato me kapacitet më të vogël se 30 persona, kontrolli është detyrim i personave të punësuar në mënyrë të rregullt.

“Mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, festimeve dhe ahengjeve në ambiente të mbyllura, ndërsa llojet tjera të ngjarjeve në ambient të mbyllur ende mund të organizohen me deri në 30% të kapacitetit”, u shpreh Muamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë, i cili njoftoi gjithashtu edhe për kushtet që duhet plotësuar shtetasit e huaj por edhe ato vendor gjatë hyrjes në RMV.


“Nga 1 shtatori 2021, shtetasit vendas dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rast se në pikën kufitare i posedojnë këto dokumente: Certifikatë/vërtetim për imunizimin e kryer, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose certifikatë/vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose vërtetim mjekësorë me rezultat negativ nga PCR test, i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Hoxha, duke shtuar se për qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit, dhe nuk kanë PCR test, ose vërtetim për vaksinim të pranuar ose për kalim KOVIDI-19, do caktohet masa karantinë prej 7 ditëve, izolim shtëpiak.

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori