LAJMI I FUNDIT:

Hoxha në Samitin e Ministrave për Procesin e Berlinit: Kosova po avancon në procesin integrues

Hoxha në Samitin e Ministrave për Procesin e Berlinit: Kosova po avancon në procesin integrues

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në takimin e Ministrave për Çështje Evropiane nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Presidencës polake për Procesin e Berlinit, në Varshavë, ka mbajtur fjalë rasti ku ceku se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe procesin integrues.

“Në fillim të fjalimit, Ministrja Hoxha vuri në dukje se Rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballet me shumë sfida që kërkojnë veprime në nivel rajonal si për bashkëpunimin politik dhe ekonomik. Procesi i Berlinit ofron një shans të madh për të adresuar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta në një gamë të gjerë fushash të politikave, duke përfshirë rritjen ekonomike, konkurrencën dhe lidhjen më të mirë me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë në BE.

Republika e Kosovës është në fazë të rëndësishme të zbatimit të agjendës së integrimit evropian, reformës gjithëpërfshirëse, ceku Ministrja Hoxha, duke përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e cila për vitin 2018, ka arritur të realizohet përtej planit, me qasje konstruktive dhe pragmatike drejt një bashkëpunimi efektiv rajonal”, thuhet në njoftimin për media.


Gjatë vitit 2019, Kosova do të rishikojë projektet infrastrukturore dhe do të shtojë infrastrukturën digjitale, vuri në pah Ministrja dhe shtoi po punohet në veçanti në disa fusha si infrastruktura, rritja e fondeve dhe efikasitetit të WBIF, koordinimi më i mirë ndërmjet fondeve IPA dhe WBIF, dhe ka shtuar se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal si dhe për integrimin evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori