Hoxha në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane – zbatimi i rekomandimeve është detyrë jona
![Hoxha në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane – zbatimi i rekomandimeve është detyrë jona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/FA_F9076-780x439.jpg)
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takim me Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian, të udhëhequr nga kryetarja e komisionit, Blerta Deliu-Kodra, e njoftoi Komisionin për Raportin e vendit të publikuar nga Komisioni Evropian.
Ministrja Hoxha potencoi se Raporti vlerëson të arriturat, cek ngecjet si dhe numëron rekomandimet, dhe shtoi se të hënën, në nivel të Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, do të mbajmë takim ku do t’i shpalosim dhe adresojmë të gjitha të gjeturat, ngecjet dhe mospërmbushjet e detyrimeve tona. Në këtë takim pritet të dalim me një plan lidhur me përmbushjen e të gjitha rekomandimeve me të gjithë akterët, ne mënyrë që vitin e ardhshëm të pranojmë një raport më të mirë se të këtij viti, theksoi ajo.
Ajo shtoi, qe konteksti politik i Kosovës në përgjithësi është cilësuar si sfidues gjatë periudhës raportuese. Taksa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë janë aspekte me rekomandime. Po ashtu, ve ne dukje se Kosova duhet të përmirësojë kapacitetet e saj administrative dhe koordinimin, në të gjithë sektorët, për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit të BE-së.
Pastaj, Ministrja ceku vlerësimet pozitive sa i përket Kritereve Politike, ekonomike, në fushën e demokracisë, përparimet e gjyqësorit në përgjithësi, progresi i arritur në miratimin e legjislacionit, rritja e stafit ne sistemin e drejtësisë, rritja e buxhetit si dhe rritja e llogaridhënies. Po ashtu, ceku Ministrja, ka përmirësime sa i përket Ombudspersonit, luftën kundër terrorizmit, në përgjithësi, transmeton Telegrafi.
Sa i përket, kritereve ekonomike, Ministrja shtoi se në përgjithësi, ka progres në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale, ambienti i biznesit është përmirësuar, përparime në lidhje me kapacitetin për t’u përballur me presionin konkurrues dhe forcat e tregut në BE, taksave dhe doganave lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, si dhe në shërbimet financiare, prokurimet publike dhe konkurrencën.
Po ashtu, Raporti cek se Progres i mirë u bë në fushat e statistikave dhe kontrollit financiar. Standardet Evropiane, është kapitull ku është vlerësuar se Kosova ka një nivel të përgatitjes në lidhje me harmonizimin me standardet evropiane, ndërsa për ERA, ka vlerësuar se Qeveria demonstroi angazhim për zbatimin e disa prioriteteve kryesore të ERA-së, sidomos për reformat legjislative në fushat e sundimit të ligjit dhe të administratës publike.
Disa nga ngecjet, mos përmbushjet, dhe rekomandimet, Ministrja Hoxha ceku se janë: Korrupsioni dhe krimi i organizuar, konfiskimi tepër i ultë i pasurisë së fituar në mënyrë joligjore, dënimet e ulëta, zvarritja e lëndëve, dhe kryesisht ndikimi politik në drejtësi. Paaftësia e gjyqësorit për t’i trajtuar me prioritet rastet e shënjestruara. Pastaj në fushën e Reformën e Administratës Publike, është sfidë që Qeveria është shumë e madhe, numri i madh i zëvendësministrave, mosracionalizimi i agjencive të pavarura, emërtimet jo-meritore në pozita të larta në administratën publike, kapacitetet e kufizuara në administratë, mos funksionimin i rregullt i Kuvendit duke rezultuar me vonesa në veprimtarinë legjislative. Raporti cek eficiencën e pamjaftueshme të Kuvendit në kalimin e ligjeve dhe kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit duke përmendur këtu numrin e vogël të ligjeve të miratuara.
Vërejtje e evidentuar është shkelja e MSA-së për stimulimin e produkteve të duhanit dhe mosgatishmëri për joshjen e investitorëve të huaj dhe se ambienti i biznesit rrezikohet nga ekonomia joformale.
Ministrja potencoi disa nga rekomandimet e Raportit si për Zgjedhjet: të fuqizohet korniza zgjedhore, harmonizimin e projektligji për financimin e partive politike dhe fushatave me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Rekomandim tjetër është miratimi i gjithë legjislacionin dytësor dhe të fillohet me zbatimin e ligjeve për zyrtarët publikë, pagat dhe organizimin dhe funksionimin e administratës publike, të bëhet rritja e llogaridhënies në sektorin publik duke zbatuar planin e veprimit për racionalizimin e agjencive dhe krijimin e një kuadri të qartë për përgjegjshmërinë menaxheriale dhe delegimin e përgjegjësive në institucionet publike si dhe të sigurohet respektimi i plotë për rekrutimin dhe largimin e meritave nga zyrtarët publikë, sidomos nga Menaxhmenti i lartë.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Blerta Deliu Kodra si dhe deputetët e falënderuan Ministren Hoxha duke dhënë vlerësimet dhe opinionet e tyre rreth raportit, vlerësimet e punës së ekzekutivit si dhe ofruan përkrahje të plotë për Ministren dhe procesin integrues.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi