LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kurti u bëri dëm partive opozitare në Maqedoni, do të fitonin më shumë pa të

Hoxha: Kurti u bëri dëm partive opozitare në Maqedoni, do të fitonin më shumë pa të

Njohësi i çështjeve politike, Ylli Hoxha, ka thënë se përfshirja e Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, më shumë i ka bërë dëm partive shqiptare opozitare.

Ai në RTV Dukagjini, tha se po të mos përfshihej Kurti, koalicioni opozitar atje do merrte më shumë vota.

“Kurti ka intervenu në një situatë politike duke ia dhënë vetes të drejtën për ta bërë ballafaqimin me Ali Ahmetin si e ka bërë me Shqiprim Arifin. S’janë të ngjashme këto figura, e kaluara politike e Ahmetit, autoriteti nuk është që toleron këso tolerime. Ka qenë gabim, Kurti u ka bërë forcave opozitare, pa përfshirjen e tij forcat opozitare do kalonte më mirë. Përfshirja e tij ka zgju reagim të jashtëzakonshme të të gjitha palëve, ka bërë shqetësim që ka rezulto me një mobilizim. Ka mundur me ndodhë ndryshimi më lehtë pa Kurtin”, tha ai.


Hoxha, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut është i “tmerrshëm” për të ardhmen e atij vendi.

Ai në “Debat Plus”, tha se me këto rezultate Maqedonia e Veriut do ketë në udhëheqësi parti me nuanca pro-ruse.

“Rezultati dje ka qenë hiq këtë pjesën që ka dominu raporti mes kandidatëve shqiptarë, por mes atyre fitues që kanë shkuar në balotazh është i tmerrshëm, problematik për të ardhmen e Maqedonisë, dhe synimin evropian për rajonin. Fitorja e VMRO-DPMNE është shuplakë e rëndë për Maqedoninë për BE-në,  e jep një efekt që e korrë një mbjellje të mëhershme.

Tejkalimi i Maqedonisë së Veriut sipas Hoxhës po kalon nga një frymë pro evropiane në një frymë pro ruse.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori