LAJMI I FUNDIT:

Hoxha me komisionarin Avrampoulos: Të fuqizohet sundimi i ligjit

Hoxha me komisionarin Avrampoulos: Të fuqizohet sundimi i ligjit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Strasburg, është takuar me Komisionarin e Bashkimit Evropian për Migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos të cilin e ka njoftuar për progresin e shënuar në fushën e sundimit të ligjit dhe punën që po bëjnë institucionet e kosovës.

Ministrja Hoxha e ka njoftuar komisionarin e BE-së, Dimitris Avramopoulos edhe për hapat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, reformat gjithëpërfshirëse si dhe përkushtimin për dinamizimin e angazhimit të Qeverisë së Kosovës në rrugën integruese evropiane. Ministrja ka kërkuar përkrahje nga Komisionari për këto procese.

Komisionari i BE-së për Migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e BE-së për Kosovën.


Ministrja Hoxha dhe komisioneri Avramopoulos biseduan edhe për proceset tjera në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Po ashtu, Ministrja Hoxha ripërsëriti edhe në Bruksel se Kosova do të duhet të trajtohet njësoj si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të përfshihet në planet për zgjerim të BE-së, me prioritet liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori