LAJMI I FUNDIT:

Hoxha dhe drejtori i RTK-së diskutuan për sulmet e fundit në vend

Hoxha dhe drejtori i RTK-së diskutuan për sulmet e fundit në vend

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Me këtë rast Shala, uroi Ministren Hoxha për pozitën dhe detyrat e reja, njёherit ofroi bashkëpunim.

“Ai gjithashtu njoftoi ministren Hoxha rreth punëve dhe angazhimeve në kuadër të Televizionit Publik si dhe shprehu përkushtimin për informim të paanshëm.
Në takim, ministrja Hoxha theksoi se krahas mandatit të saj në Ministrinë e Drejtësisë do të vazhdojë bashkëpunimin dhe komunikimin e afërt me mediat, shoqërinë civile, dhe qytetarët. Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan si tejet të rëndësishëm bashkëpunimin e deritanishëm në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e informimit dhe komunikimit me qytetarët në lidhje me te drejtat e tyre, si dhe u dakorduan që të punohet edhe më tej në forcimin e bashkëpunimit edhe në forma më konkrete”, thuhet në njoftimin për media.


Posaçërisht, Ministrja Hoxha theksoi se liria e shprehjes, pavarësia dhe mos cenimi i punës së mediave dhe përkrahja në punë, duhet të mbrohen dhe ne si shtet jemi të vendosur ta ruajmë dhe kultivojmë një frymë të tillë.

Njёherit të dyja palët u dakorduan që gjuha kërcënuese, urrejtëse, dhe linçuese, duhet të ndalet dhe se klima e krijuar me pasiguri dhe rrezik për qytetarët duhet të dënohet.

Me këtë rast, Ministrja e Drejtësisë ftoj organet përgjegjëse të sundimit të ligjit të marrin veprime të shpejta që të gjithë akterët e veprave të dhunshme të javëve të fundit të përgjigjen para ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Kalo në kategori