LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Asociacioni është autonomi territoriale për serbët

Hoxha: Asociacioni është autonomi territoriale për serbët

Një krijim i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe i cili është i pranueshëm për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, analisti Ylli Hoxha e quan problematik për Kosovën.

Ai ka deklaruar se Asociacioni është autonomi territoriale për serbët.


“Nuk pajtohem me Kurtin, interpretimi i tij i butë mbi Asociacionin është interpretim që i konvenon sot politikisht, Asociacioni ke si ke, posa të është i pranueshëm për Vuçiqin për mua është problematik. Asociacioni është autonomi territoriale për serbët. A duhet të bëhet? Bon vaki duhet të bëhet. Kemi me qenë të detyruar ta bëjmë, por jo në këto kushte, jo pa njohje nga Serbia…”, u shpreh ai.

Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për pranimin apo jo të themelimit të Asociacionit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Hoxha ka treguar se pse nënshkrimi është problematik.

“Pse është nënshkrimi problematik? Në marrëdhëniet ndërkombëtare janë me dhjetëra raste ndoshta kur shtetet e pranojnë marrëveshjen edhe pa nënshkrim. Këtu nuk është problemi te marrëveshja franko-gjermane sepse do të mund të bëhej që pa nënshkrim të dy palët ta kishin obligim zbatimin e marrëveshjes. Prandaj kërkesa e nënshkrimit është e vlefshme sepse pala tjetër është sjellë si shpërfillëse ndaj pikave të caktuara. Për t’u siguruar që ajo po e zbaton tërësinë e marrëveshjes duhet nënshkrimi përndryshe nuk do të duhej nëse ajo do të kishte deklarativisht një qëndrim krejt tjetër”, tha ai.

“Mund të zgjidhet edhe pa nënshkrim por duhet një përkushtim, deklaratë, një qëndrim i shkruar, një formë në të cilën Serbia shkëputet nga ajo që ka thënë paraprakisht Vuçiqi. Për mua janë indikative dy zhvillime: Regjistrimi i targave, e shoh njërin nga aktet të mirëbesimit që Serbia e bën në raport me procesin, ndonëse po e refuzon tërësinë e marrëveshjes, ndonëse ka thirrur zgjedhjet dhe po saboton qartazi procesin, ajo po tregon akte të mirëbesimit të cilat njërin prej tyre mund ta konsideroj regjistrimin”.

“Akti i dytë është dorëheqja e Vulinit, ka të bëjë me raportin Bashkësi Ndërkombëtare, Serbi, në të cilën Serbia duket se dëshiron t’i shmangë sanksionet përmes një akti të tillë. Që të dyja janë hapa pozitivë por asnjëri e as tjetri nuk janë të mjaftueshme për të garantuar që Serbia njëmendtë po ecë në atë drejtim”, shtoi më tej Hoxha.

Ai konsideron se është një blerje kohe që Serbia po e bën, krahas zgjedhjeve ka bërë dy akte me të cilat tash e ruan situatën e saj.

“Në këtë pikë Kosova nuk guxon të ecë ashtu si po parashohim se do të ecë, nuk guxon t’i marrë këto dy akte si hap të mjaftueshëm për të bërë hapin e vet të rëndësishëm pra për asociacionin”, ka deklaruar tutje Hoxha.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori