LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtat fetare për të gjithë

Hovenier: Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtat fetare për të gjithë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me kryepeshkopin  Teodosije, për t’i shënuar Pashkët Ortodokse.

Hovenier, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me klerikun ortodoks biseduan edhe për liritë fetare.

“Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtat fetare për të gjithë kosovarët, të cilët duhet të jenë të lirë të adhurojnë pa pengesa apo diskriminim”, ka shkruar Hovenier.


Gjithashtu, ai e ka dënuar rastin pasi persona të panjohur kanë tentuar t’ia vënë flakën derës së Kishës Ortodokse ‘Shën Pantelija’ në Prizren gjatë festave të Pashkëve Ortodokse.

“Iu bëj thirrje autoriteteve ta hetojnë plotësisht krimin dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka thënë Hovenier.

Policia ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë tentuar të djegin derën e hyrjes së këtij objektit kishtar në Prizren.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:09 tek objekti kishtar (kisha ortodokse) “Shën Pantelija”, në rrugën “Haxhi Krasniqi”, në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori