Hoti: Prishtina me 23.3 mln euro suficit si pasojë e dembelisë dhe mosdijes së udhëheqjes
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi se Komuna e Prishtinës në vitin 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale, që sipas tij është niveli më i ultë i realizimit të projekteve kapitale krahasuar me të gjitha komunat e Kosovës.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "si rezultat i dembelisë e mosdijes të udhëheqësisë së Komunës për të kryer projektet kapitale, Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23.3 milionë euro.
Postimi i plotë i Hotit:
"PRISHTINËS I TEPROJNË 23.3 mil EURO NGA VITET 2017 DHE 2018 Komuna e Prishtinës në 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale, që është niveli më i ultë i realizimit të projekteve kapitale krahasuar me të gjitha komunat e Kosovës. Si rezultat i dembelisë e mosdijes të udhëheqësisë së Komunës për të kryer projektet kapitale, Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23.3 milion euro.






























