Një ditë para seancës së Kuvendit, ku pritet votimi i Qeverisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike emrat e ministrave të ardhshëm.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, ka thënë se kanë bërë përgatitjet për seancën e nesërme, ku pritet të votohet Qeveria Hoti.


Mustafa u shpreh i bindur që nesër do të votohet qeveria Hoti teksa shtoi se nuk ka nevojë për një qeveri të tranzicionit

Ndërsa, i mandatuari për Kryeministër, Avduallah Hoti ka treguar se kush do të jetë në kabinetin e tij qeveritar, ku  LDK do të ketë shtatë ministra dhe një zëvendëskryeministër, transmeton Telegrafi.

Driton Selmanaj - zëvendëskryeministër

Hykemte Bajrami - Ministër i Financave

Anton Quni - Ministër i Mbrojtjes

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme

Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë  /Telegrafi/