LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Nëse nuk arrihet pajtim për presidentin, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Hoti: Nëse nuk arrihet pajtim për presidentin, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sërish ka folur për çështjen e presidentit, ndërsa tha se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Hoti kështu theksoi në një takim virtual me raportuesin me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer.

“Kryeministri Hoti ngriti edhe çështjen e Presidentit, ku theksoi gatishmërinë e subjekteve politike për të arritur një zgjidhje, ndërkohë që nënvizoi se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.


Hoti ditë më parë në një intervistë për Telegrafin pati folur po ashtu për postin e presidentit.

Ai ishte deklaruar edhe sa i përket insistimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që posti i presidentit iu takon atyre.

Hoti shtoi se në marrëveshjen e koalicionit çështja e presidentit nuk është e përfshirë.

“Marrëveshja që kemi me partnerët e koalicionit nuk përfshinë çështjen e presidentit. Ajo që është e qartë është se votat e jetik koalicioni qeverisës nuk mund ta zgjedhin presidentin.

“Do të shohim a ka gatishmëri nga opozita për të diskutuar për zgjedhjen e kësaj çështje dhe cilat janë kushtet e tyre. Në këtë rast edhe të AAK-së e cila është bukur e betonuar por do të shohim si do ta zgjidhim”, tha Hoti.

Ai pati thënë se së bashku pozitë dhe opozitë duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje qoftë për të zgjedhur presidentin, qoftë për tu dakorduar për datën e zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori