726 nxënës fitues ka pasur gjithsej Komuna e Shtime në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri. 12 fitues në nivelin republikan, 126 në nivelin komunal dhe 588 fitues në nivelin shkollor të garës.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, tha se për këtë sukses të nxënësve meritor është drejtoria komunale e arsimit së bashku me drejtorët e shkollave të kësaj komune. Këtë ai e theksoi në një takim që mbajti me Kryetarin e Komunës Naim Ismajli, Drejtorin Komunal të Arsimit, Mensur Neziri dhe drejtorët e shkollave në Shtime.
“Arsimi është më i rëndësishëm se liria andaj duhet të investojmë në arsim dhe ta çojmë atë përpara pasi që investimi në nxënës do të thotë investimi në të ardhmen tonë. E di që kemi pasur sfida në realizimin e programit, por e mira është se ato i kemi tejkaluar së bashku me ju duke menduar për suksesin e nxënësve. Të gjitha premtimet që u janë bërë nxënësve janë realizuar, edhe librat do të ndahen së shpejti”, tha Hoti, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, kryetari Ismajli falënderoi Koordinatorin Hotin për të gjitha aktivitetet e realizuara duke theksuar faktin se nuk është e lehtë të depërtosh në secilin cep të Kosovës. “Është fakt se Kosovës i ka munguar fryma garuese, ndërsa ky program ka arritur që tek nxënësit të nxis frymën garuese, socializmin e shkëmbimin kulturor. Jam i kënaqur me rezultatet e komunës së Shtimes dhe synojmë rezultate edhe më të larta në të ardhmen. Do të përkrahim këtë program dhe do të ndihmoj që arsimi të shpihet në vendin meritor”, tha Hoti.
Kurse, drejtori i DKA-së Neziri falënderoi Hotin për një punë të palodhshme, duke theksuar se një program i tillë ka qenë i nevojshëm pasi që tek nxënësit ka ngjallë motivimin dhe shpirtin garues.
Koordinatori Hoti, ndau mirënjohje për kryetarin e komunë, drejtorin dhe stafin e DKA-së, si dhe për drejtorët e shkollave, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në organizimin e garave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës