LAJMI I FUNDIT:

Hoti në kazermën “Adem Jashari”: Pavarësia është ëndërr e realizuar e gjeneratave që sakrifikuan çdo gjë

Hoti në kazermën “Adem Jashari”: Pavarësia është ëndërr e realizuar e gjeneratave që sakrifikuan çdo gjë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, në manifestimin qendror për shënimin e Ditës së Pavarësisë në kazermën “Adem Jashari”,  ka thënë se sot jetojmë ëndrrën e gjeneratave që sakrifikuan për liri e pavarësi.

“Përvjetorët janë momente të qarta për të kujtuar ata që sakrifikuan çdo gjë për realizmin e aspiratës shekullore për liri dhe pavarësi. Sot me shumë mirënjohje përkulemi para kontributit të të gjithë atyre që ndoqën rezistencën paqësore dhe ushtarake dhe para gjakut të dëshmorëve”, tha Hoti, shkruan Telegrafi.

Hoti shtoi se në ditët si këto ne marrim fuqinë dhe përkushtohemi për borxhin që i kemi ndaj fëmijëve tanë që Kosovën ta bëjmë vend të realizimit të ëndrrave për të gjithë qytetarët.


“Pavarësia është ëndërr e realizuar e gjeneratave që sakrifikuan çdo gjë. Sot në përvjetorin e 13 të shtetësisë tonë, festojmë ëndrrën e realizuar të heronjve për ti dhënë mundësi këtyre djemve dhe vajzave për t’u rreshtuar me krenari në radhët e ushtrisë që forcon themelet e shtetësisë tonë”, tha Hoti.

Ai shtoi se ende mbetët shumë punë për të realizuar aspiratën për integrime euroatlantike.

Në shënimin e manifestimit qendror në Kazermën “Adem Jashari”, kanë marrë pjesë ambasadorë të vendeve të QUINT-it, ministri në detyrë Anton Quni, ish komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi dhe ish-ministri Agim Çeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori