LAJMI I FUNDIT:

Hoti konfirmon: Kujtim Shala do të jetë kandidat i LAA-së për nënkryetar të Kuvendit

Hoti konfirmon: Kujtim Shala do të jetë kandidat i LAA-së për nënkryetar të Kuvendit

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, tashmë ka vendosur që kandidati i tyre për nënkryetar të Kuvendit, të jetë ish-ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, njëherësh edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.


“Kryesia e LDK-së, bazuar në kompetencat që ka në mbledhjen e rregullt ka vendosur që deputeti Kujtim Shala të propozohet për nënkryetar të Kuvendit. Deputeti Shala është zgjedhur për herë të dytë si deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ai ka shprehur bindjen se Shala do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, e kjo sipas Hotit pasi që Shala ka përvojë të gjatë në skenën politike dhe ka luajtur rol shumë konstruktiv dhe luajtur me kapacitete të ndryshme ku ka qenë i angazhuar.

“Grupi Parlamentar i LAA do të informohet në mbledhjen e ardhshme të grupit për këtë dhe jam i bindur se të gjithë do ta mirëpresin këtë propozim”, u shpreh Hoti.

Kuvendi i Kosovës ka 5 nënkryetarë, ku tre janë nga partitë shqiptare që kanë numrin më ta madh të votave në Kuvend dhe dy nga minoritetet.
Nënkryetarët e Kuvendit zgjidhen me shumicë votash së bashku me kryetarin e Kuvendit.

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit ende nuk është konstituar. Kjo pasi ende nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit, e pa zgjedhjen e tij nuk mund të zgjidhen as nënkryetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori