LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Dëm i madh për Kosovën që nuk u zbatuan marrëveshjet, është jetike të kemi një qeveri proamerikane dhe proevropiane

Hoti: Dëm i madh për Kosovën që nuk u zbatuan marrëveshjet, është jetike të kemi një qeveri proamerikane dhe proevropiane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së. Në mesin e shteteve të vendosura tarifat e reja është edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind.

Vendimi i presidentit Trump ka nxitur reagime të shumta, ku edhe i është bërë thirrje Qeverisë që të largojë tarifat doganore për produktet amerikane që vijnë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është dëm i madh për Kosovën që nuk u zbatuan marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2020, në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj.


Kërkohet heqja e tarifave për produktet amerikane që vijnë në Kosovë
Lexo po ashtu Kërkohet heqja e tarifave për produktet amerikane që vijnë në Kosovë

Ai ka publikuar marrëveshjet që ishin nënshkruar:

1. Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e cila përfshinte projekte të mëdha infrastrukturore, projektin e gazit në në veçanti që do të kishte krijuar pavarësi energjetike dhe nuk do të përballeshim sot me rritje të çmimit të energjisë për herë të tretë në dy vitet e fundit dhe do kishim siguri të furnizimit.

2. Marrëveshja për Insentivat në Investime SHBA-Kosovë, e datës 31 dhjetor 2020, e cila përfshinte mundësinë që DFC të mbështeste bizneset përmes huadhënies dhe investimeve në ekuitet, garancive investive, sigurimit të investimeve, projekte të fizibilitetit etj.

3. Memorandimi i Mirëkuptimit SHBA-Kosovë, i datës 23 tetor 2020, për bashkëpunimin mes dy vendeve sa i përket sigurisë së teknologjisë 5G.

Ai ka shtuar tutje se sikur këto marrëveshje të zbatoheshin, sot partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në do të ishte në nivele shumë të larta.

“Prandaj, është jetike për Kosovën të kemi një qeveri proamerikane dhe proevropiane që e kthen miqësinë e ngushtë të Kosovës me SHBA-në, që iu kthehet këtyre marrëveshjeve, që mund të udhëtojë kurdo që është e nevojshme në Uashington për konsulta dhe për mbështetje”, shtoi ai./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

Ekonomi
Meridian Express dhe konsumatorët dhurojnë 6,500 euro për fëmijërinë që secili fëmijë e meriton!

Meridian Express dhe konsumatorët dhurojnë 6,500 euro për fëmijërinë që secili fëmijë e meriton!

Ekonomi
Murati nënshkruan një udhëzim administrativ për arkat fiskale

Murati nënshkruan një udhëzim administrativ për arkat fiskale

Ekonomi
Udhëheqësit e BQK-së në Forumin Ndërkombëtar për Qeverisjen e Bankave Qendrore në Riad

Udhëheqësit e BQK-së në Forumin Ndërkombëtar për Qeverisjen e Bankave Qendrore në Riad

Ekonomi
Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Ekonomi
Lojë shpërblyese ekskluzive – Fitoni një udhëtim në Dubai nga Swedish Collagen Kosova!

Lojë shpërblyese ekskluzive – Fitoni një udhëtim në Dubai nga Swedish Collagen Kosova!

Ekonomi
Kalo në kategori