Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kritika Bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Gjatë shqyrtimit të këtij raporti në Komisionin për Buxhet, Hoti ka kërkuar shpjegime nga kryetari i Bordit të transmetuesit publik, Besnik Boletini, për peticionin e nënshkruar nga 361 punëtorë, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e tij të menjëhershme.
Mes tjerash, Hoti ka pyetur kryetarin e Bordit të RTK-së, si ndihesh kur gjysma e punëtorëve kërkojnë shkarkimin tuaj.
“Dua të pyes edhe për peticionin e nisur dhe shqetësimin që kanë shpreh 361 punëtorët e RTK-së. Si dhe biseda me kandidatët gjatë konkurseve. Këto gjithmonë sipas e-mail zyrtare të sindikatës. Janë gjysma e punëtorëve që kanë dal hapur që kërkojnë shkarkimin tuaj. Veç po dua me e ditë ti qysh ndihesh? Nuk po them që kanë të drejtë apo jo, por gjysma e punëtorëve kanë nënshkruar për largimin tënd. Diçka nuk është në rregull aty, ndoshta ti je në të drejtën tende, por ndoshta nuk po arrin me përcjellë mesazhin e reformave. Ti nuk je adekuat për të përcjellë mesazhin e reformave. Kjo është serioze, shkon përtej çdo mos pajtimi personal. Unë jam shumë i pakënaqur me degradimin që ia keni bë RTK-së. Duhet me gjet formë të komunikoni me punëtorë”, tha Hoti.
Për deputetin Hoti, ajo që është edhe më shqetësuese, është se Bordi ka dëmtuar funksionimin e mediumit publik.
“Në raportin financiar keni raportuar se të hyrat keni pas 2.3 milionë euro më pak, ky nuk është vendim i juaji, është vendim i themeluesit që ka financuar më pak se vitet e kaluara. Por, ajo që më ka shqetësuar është që ju keni shkurtuar nëpër pozicione që për mendimin tim e kanë dëmtuar funksionimin e mediumit publik, sepse nëse shihni ku keni shkurtuar, minus 1.1 milion euro mallra dhe shërbime dhe nëse sheh tabelën e mallrave janë kryesisht programe, skema të ndryshme programore që janë shkurtuar por jo pozicionet tjera. Shpenzimet kapitale janë shkurtuar për 500 mijë euro dhe pagat e shtesat janë shkurtuar për 700 mijë përafërsisht, kjo shuma prej 700 mijë, 450 mijë është kontrata kolektive”, tha Hoti.
Kryetari i Bordit, Besnik Boletini iu përgjigj Hotit, duke thënë se RTK është në proces të reformës dhe se do të ketë ndryshime.
Sa i përket peticionit, Boletini tha se është e drejtë e punëtorëve, pa dashur të komentojë më shumë.
“Sa i përket çështjes së pakënaqësive, ne jemi ne një proces të reformës, që do të ketë ndryshime. Çështjet e ngritura nga kryetarit të sindikatës dhe ish kandidatit për drejtor që ndoshta i ka mbetur merak që nuk është bërë, nuk janë të vërteta aspak ato pretendime për biseda informative. Sa i përket peticionit është e drejtë e punëtoreve, nuk kam koment, e vlerësoj si të tillë. Kuvendi të voton, Kuvendi të shkarkon. Është në kompetencë të Kuvendit. Nuk jam merr me të”, tha Boletini.
Kurse, drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka mohuar se kanë bërë shkurtime sa i përket kontratës kolektive.
“Ne nuk kemi bërë shkurtime sa i përket Kontratës Kolektive, të gjitha detyrimet që kanë dal nga kontrata kolektive në fuqi i kemi zbatuar, duke përfshirë shujtën, ndihmat solidare, dhe kjo dëshmohet shume lehtë. Këto janë klasifikuar si pagë e përgjithshme dhe nuk kanë dal si zë i veçantë buxhetor, por kjo mund të konfirmohet në secilën instancë që ne nuk i kemi ikur detyrimeve”, tha Ahmetxhekaj.
Mes tjerash, Hoti ka ngritur edhe çështjen e dënimeve nga Inspektorati i Punës ndaj këtij mediumi.
Për këtë, Ahmetxhekaj tha se janë vetë RTK-ja që e ka ftuar Inspektoratin për të inspektuar kushtet e punës dhe objektin.
Ankesa ndaj këtij mediumi pati edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.
Lekaj tha se duhet të fillojë procedurat për shkarkimin e Bordit me të gjitha këto gjetje, sipas tij, ka ardhur koha që të shkoni në shtëpi.
“Mendoj që nga të gjitha këto është edhe më shqetësuese përpos auditimit, keq menaxhimi, kemi edhe Sindikatën e Pavarur të RTK-së me 361 nënshkrime që të shkarkohet kryesuesi i Bordit, që kanë dhënë arsyeshmërinë… Sindikata e ka dhënë, për besë. Për mu nuk ka mbet asgjë tjetër më. Mendoj që ky Komision e them mendimin tim, duhet ta merr seriozisht këtë peticion. Duhet të fillojë procedurat për shkarkimin e Bordit me të gjitha këto gjetje, ka ardhur koha që të shkoni në shtëpi”, tha Lekaj.
Para dy javësh Sindikata e transmetuesit publik në RTK ka njoftuar 361 punëtorë të këtij mediumi i janë përgjigjur pozitivisht peticionit të Sindikatave për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët