LAJMI I FUNDIT:

Hoti i bindur se do të gjejnë zgjidhje për taksën që ruan partneritetin me SHBA

Hoti i bindur se do të gjejnë zgjidhje për taksën që ruan partneritetin me SHBA

Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur i bindur se do të gjejnë një zgjidhje me kryeministrin Albin Kurti, sa i përket taksës për produktet që importohen nga Serbia.

Ai gjatë një konference për media sot tha se është i bindur se do të gjejnë një zgjidhje që do të ruajë partneritetin me Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

“Vëmendja ime si zëvendëskryeministër i parë, si partner qeverisës bashkë me bizneset është te menaxhimi i situatës në koordinim të ngushtë me qeverinë dhe me kryeministrin. Deklarimet e zyrtarëve të lartë të LDK-së qëndrojnë plotësisht. Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje, e cila zgjidhje e ruan partneritetin me SHBA-në dhe çdo veprim që ne e marrin si qeveri i kushtohet ruajtjes së këtij partneriteti…


Heqja e taksës është marrëveshje edhe e koalicionit qeverisës, që taksa të zëvendësohet me masa të reciprocitetit, por në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë. Unë besoj që së shpejti do të arrijmë një dakordim me partnerin tonë qeverisës për të lëvizur përpara”, tha ai.

Sot ka qenë dita kur kryeministri Kurti kishte deklaruar se do të largohej taksa për lëndën e parë nga Serbia, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori