Shtimi i nivelit të ujërave të deteve dhe oqeaneve mund të ketë qenë shtysa që ka vënë në lëvizje fantazinë e një arkitekti rus.
Ai ka projektuar një hotel, që mund të ndërtohet në tokë, por njëherazi edhe në ujë. “Arka” që është tërësisht ekologjike mund të ndërtohet brenda pak muajsh në çdo vend të botës.
Emri i saj është “Arka” dhe ndoshta është huazuar nga një ngjashmëri e jashtme që mund të këtë me të famshmen “Arka e Noes”. Por në fakt, të ngjan më shumë me një anije të kthyer mbrapsht që qëndron, ose më mirë pluskon mbi ujë.
Bëhet fjalë për një projekt të ri të një arkitekti rus, i cili hedh poshtë dhe sfidon traditën e deritanishme të ndërtimeve vetëm në tokë. Në këtë rast bëhet fjalë për një hotel që është “në gjendje” që pluskojë mbi ujë, si të ishte një varkë dhe që në një të ardhme mund të përdoret si një “arkë” e vërtetë nëse bota do të përballej me përmbytje të përmasave biblike, raporton Shqip.
Arkitekti rus ka projektuar hotelin si pjesë e një programi arkitekture të ndërtuar për të sjellë ide nga arkitektë të ndryshëm për ndërtime që do të përballojnë lëkundje të tokës, rritje të madhe të nivelit të ujërave të oqeaneve dhe anomali të tjera të natyrës që janë pasojë në jetën e njerëzve dhe në mënyrën e tyre të jetesës. Ai së bashku me kolegët e tij gjermanë, prej kohësh janë në kërkim të zgjidhjeve për rastet e emergjencës, të cilat njëherazi janë të gjitha zgjidhje arkitektonike që e respektojnë ambientin, që përdorin energji të pastra dhe tani atyre nuk u mbetet vetëm të gjejnë investuesit për të bërë realitet projektet shumë origjinale.
Në fakt bëhet fjalë për disa objekte, por më interesanti është hoteli në fjalë. Është një ndërtim që mund të realizohet shumë shpejt dhe mbi të gjitha, në një mënyrë të thjeshtë. Të gjitha pjesët përbërëse janë të parafabrikuara dhe mund të vendosen së bashku për të krijuar tërësinë e ndërtesës brenda pak muajsh. Strukturat janë shumë të lehta dhe ato mund të ndërtohen në çdo cep të botës, madje edhe në zonat që janë të njohura për lëkundje të mëdha sizmike dhe për tërmete.
Ndërtimi i “Arkës” që përfshin një hapësirë prej 14 mijë metrash katrore hapësirë të banueshme ka koston e ndërtimit të një shtëpie të vogël. Struktura që konsiderohet në gjuhën e arkitektëve si “e vetëqëndrueshme” ndërtohet rreth një kolone qendrore, e cila është e lidhur me gjeneratorët e erës dhe me pompa që e marrin nxehtësinë nga panelet që janë vendosur në majë të godinës. Pra çdo lloj energjie përftohet nga era apo nga dielli dhe nuk shkaktohet asnjë lloj ndotje e mjedisit.
Arkitekti e ka perceptuar hotelin pa xhama dhe në vend të tyre ka zgjedhur një material të tejdukshëm dhe të trashë, që ka aftësinë t’i rezistojë kushteve të këqija klimaterike të vendit në të cilin është ndërtuar. Ky material i pathyeshëm do të vendoset në skelete metalikë shumë të lehtë dhe thjeshtësisht të ndërtueshëm. Pjesa më e bukur e godinës është në fakt brendia e saj. Aty është parashikuar përveç vendeve për të fjetur, për të ngrënë dhe kaluar kohën, edhe një hapësirë e gjelbër natyrale, ose më mirë një serë me bimë nga më të ndryshmet, në të cilën banorët do të kenë mundësinë që të shijojnë një ditë të ngrohtë mes gjelbërimit edhe në një mjedis të jashtëm, që do të jetë disa gradë nën zero dhe që mund të jetë në mes të një oqeani në akull. Ndërsa është e projektuar me një formë të tillë që të pluskojë mbi ujë. Pa lëvizur dhe pa u zhytur sigurisht.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?