LAJMI I FUNDIT:

Hotelet presin më shumë turista në shkurt, rritet me 53.2 për qind numri i net qëndrimeve në Shqipëri

Hotelet presin më shumë turista në shkurt, rritet me 53.2 për qind numri i net qëndrimeve në Shqipëri

Turizmi po shënon një ecuri dukshëm më të mirë se viti 2023 qysh në muajt e parë të tij. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese në shkurt tregojnë se numri i të huajve në hotele u rrit ndjeshëm në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në muajin Shkurt 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 23.7 për qind, në krahasim me Shkurt 2023. Treguesit e tjerë paraqiten si më poshtë: numri i vizitorëve rezident ka rënë me 7.2 për qind; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 58.0 për qind” thuhet në publikimin e INSTAT.


Turistët po vijnë në numër më të lartë por ndërkohë po qëndrojnë edhe më gjatë në Shqipëri të paktën nëse i referohemi publikimit mbi strukturat akomoduese në shkurt.

“Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 53,2 %, në krahasim me Shkurt 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 18,2 %; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 83,6 %” vlerëson INSTAT.

Sa i takon vizitorëve gjatë muajit Shkurt 2024, është shënuar rritje e numrit të tyre gjithsej me 23,7 %, krahasuar me Shkurt 2023.

“Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 73,9 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 60,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 57,0 %” nënvizon publikimi.

Lidhur me rajonet në muajin shkurt 2024 numri më i lartë i vizitorëve rezulton: në “Rajonin Qendër“ (66,3 %). Sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” INSTAT raporton se 69,7 % e tyre ishin të vendosur në këtë pjesë. Ndëkrohë që 96.4% ishin të akomoduear në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”.

Netë qëndrime

“:Gjatë muajit Shkurt 2024, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 53,2 % në krahasim me muajin Shkurt 2023. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 99,6 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 2,2 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 83,5 %Në muajin Shkurt 2024, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: • sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (67,3 %); • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (69,1 %); • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,8 %)” vlerëson INSTAT.

Norma neto e shfrytëzimit

Sipas publikimit normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16,7 %, kundrejt 9,0 % që ishte në muajin Shkurt 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 15,2 %, kundrejt 7,6 % që ishte në muajin Shkurt 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori