Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit duket se po i vjen më lehtë të merret vesh me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkelin që ta pranojë marrëveshjen e tyre, vlerëson James Hooper, njohës i çështjeve të lidhura me Ballkanin dhe ish-zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.
Ai, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, ka theksuar se BE-ja do të duhet që ta pranonte “komponentën territoriale”.
Richard Grenelli, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, rishtazi ka bërë të ditur se është duke e vazhduar punën drejt avansimit të një marrëveshjeje gjithpërfshirëse midis dy palëve.
“Paralelisht ai e ka vazhduar detyrën prioritare, promovimin e një marrëveshjeje të mundshme paqësore midis Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Hooper.
Sipas tij, pa i marrë parasysh manovrat e brendshme politike në Prishtinë dhe Beograd, “ato nuk paraqesin pengesë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis dy palëve”. Për më tepër, ai thotë se muajt në vijim mund të jenë “vendimtarë”.
Megjithatë, çelësin kryesor – për shumëçka – e mban Bashkimi Evropian, mendon ai.
“Grenelli duhet të ndihmojë që Bashkimi Evropian ta pranojë një marrëveshje që përmban komponentën territoriale. Serbia po ashtu insiston në anëtarësim në BE, si pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Hooper.
Ai thotë se Serbia dhe BE-ja – në fakt Gjermania – ndodhen në anë të kundërta të “projekt-marrëveshjes së arritur midis dy presidentëve, Thaçit dhe Vuçiqit”.
“Vuçiqi duket se e ka më lehtë të merret vesh me Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkelin ta pranojë marrëveshjen e tyre. Ky nuk ka qenë rezultat i pritur i negociatave midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hooper në vazhdim.
Gjatë dy muajve në vijim, Serbia do të jetë e preokupuar me zgjedhjet e 28 qershorit, teksa në Kosovë po synohet formimi i një qeverie të re.
“Ndërkohë, Grenelli i ka në dispozicion majin dhe qershorin, për ta bindur BE-në që ta përshtatë qëndrimin e vet përkitazi më mënyrën e të menduarit të Vuçiqit dhe Thaçit. Po qe se i dërguari i posaçëm i SHBA-së nuk arrin ta bindë BE-në për marrëveshjen tashmë të arritur, do të marrë fund mundësia për t’i dhënë fund konfrontimit midis Serbisë dhe Kosovës”, mendon Hooper.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës