Hong Kongu mirëpriti vitin e ri.

Festimet përfshijnë një muzikal 12-minutësh fishekzjarre nga Victoria Harbor - shfaqja më e gjatë dhe më e madhe që qyteti ka përjetuar ndonjëherë.


Dhjetëra mijëra njerëz përreth portit po shijojnë shfaqjen spektakolare të mjeteve piroteknike, raporton bbc.

Shfaqja - me temë "Legjenda e re e Vitit të Ri" - përshkruan ndryshimin e stinëve dhe bukurinë e natyrës.

Qytete të tjera në Kinë - përfshirë Pekinin - po mirëpresin gjithashtu 2024.

Ndryshe, Kiribati është vendi i parë në botë që mirëpriti vitin e ri 2024, gjegjësisht 15 minuta më vonë edhe Ishujt Chatham. /Telegrafi/