LAJMI I FUNDIT:

Honda e do të ketë autonomi deri në 200 kilometra (Foto)

Honda e do të ketë autonomi deri në 200 kilometra (Foto)

Janë bërë të ditura disa detaje të kësaj makine elektrike, përfshirë edhe fuqinë që do ta ketë

Blerja e një makinë elektrike, nuk është e lirë nëse kërkohet BMW i3 apo ndonjë model nga Tesla, mirëpo ka edhe modele më të lira si Chevy Bolt apo Honda Clarity, megjithëse nuk ofrojnë aq kënaqësi në vozitje, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, Honda e thuhet të jetë një makinë elektrike, shumë e këndshme për vozitje urbane, teksa ka edhe kapacitet e nevojshme.

Deri më tani, dihej forma që do të ketë ky EV, ndërsa tashmë është bërë e ditur, se do të ketë motor me 35.5kWh, si dhe sistem të të ftohjes me ujë të baterisë me jone litiumi.

Në përgjithësi do të ketë 148 kuaj fuqi, ndërsa nuk bëhet e ditur shpejtësia që do të arrijë. Me rrëndësi është autonomia madhe, deri në 200 kilometra, derisa mbushja e 80 për qind të baterisë, mund të bëhet për 30 minuta.

Raportohet se Honda e do ta ketë vetëm një pedale, megjithëse nuk bëhet e ditur se si do të funksionojë, thuhet ta ndihmojë shoferin shumë më mirë. /Telegrafi/