LAJMI I FUNDIT:

Honda CRX ka udhëtuar 1.6 milion kilometra, motorin dhe ndërruesin e shpejtësisë ende e ka origjinal

Honda CRX ka udhëtuar 1.6 milion kilometra, motorin dhe ndërruesin e shpejtësisë ende e ka origjinal

Mirëmbajtja e rregullt e veturës nuk garanton jetëgjatësinë e saj, por sigurisht që jep një kontribut të rëndësishëm në atë qëllim.

Një shembull i një veture të tillë është Honda CRX me numër të madh kilometrash të kaluar.


Modeli 1991 i Honda CRX Si, udhëtoi më shumë se një milion milje, ose më shumë se 1.6 milion kilometra.

Përkundër kësaj, brendësia e veturës është origjinale, ndërsa pronari i mëparshëm e ngjyrosi trupin e saj përsëri tetë apo nëntë vjet më parë.

Një fakt tjetër mbresëlënës është se CRX ende ka motorin origjinal 1.6 litra me katër cilindra që zhvillon 105 kuaj/fuqi dhe 132 Nm çift rrotullues, i cili është me transmetimin manual gjithashtu me pesë shpejtësi.

Vetura ndodhet në Tampa dhe pronari i sallonit nuk ka në plan ta shesë atë. /Telegrafi/